e shtunë 17 prill 2021
e shtunë 17 prill 2021

 

Sot mushen 48 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

 

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

 

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

 

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina.

 

Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore.

 

 

Më shumë

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe shfaqet në dy forma kryesore: gegërishtja e cila flitet në Shqipërinë e veriut në veri të lumit Shkumbin dhe toskërishtja e cila flitet në Shqipërinë e jugut në jug të Shkumbinit. Për nënndarjet e mëtejshme të shqipes nuk ekziston ndonjë klasifikim i pranuar botërisht, megjithëse studiues më të njohur në fushën e dialektologjisë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara