e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjashtë vjet më parë, më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

 

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që lejuan qeverisë të dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales, shkruan KosovaPress.

 

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe që do të cenojë sovranitetin e vendit.

 

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për të hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte në Kosovë tashmë ka ngritur aktakuzat e para mes të cilëve janë edhe ato kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.

 

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

 

Më shumë

Kosovë: Shumë kandidatë për zgjedhjet lokale me probleme ligjore

Të paktën 160 kandidatë nga 30 subjekte politike nuk mund të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas KQZ ka edhe kandidatë për kryetarë të komunave që kanë probleme me ligjin.   Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 […]

Themelohet institucioni i Operës së Kosovës

Pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës sot, me 75 vota pro, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së […]

​Gjashtë vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale, aktakuzat e para ndaj ish-krerëve të UÇK

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjashtë vjet më parë, më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.   Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që lejuan qeverisë të dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales, shkruan KosovaPress.   […]

Kurti: “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga lindja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se nisma “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë në një Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja.   Të dielën në Prishtinë gjatë një veprimtarie kulturore, Kryeministri Kurti komentoi takimin e së enjtes të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut për nismën e mini-shengenit që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara