e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ish presidentët kanë bërë homazhe tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, kjo për të shënuar Ditën e Presidentit.

 

Në Ditën e Presidentit, ata nderuan siç thonë arkitektin e shtetit të Kosovës i cili udhëhoqi vendin në periudhat më të rënda me të cilat po përballej populli shqiptar.

 

Presidentja Osmani pas homazheve tha se 24 maji është ditë e rëndësishme sepse qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe treguan që askush nuk mund të ndalte rrugën e tyre të drejtë për një shtete të pavarur.

 

Osmani: Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit tonë, Ibrahim Rugovën

 

 

 

“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova sot jam e ndërruar që sëbashku me ish presidentet e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shteti tonë , njeriun i cili e bëri bashkë popullin e Kosovës, në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësisë së vendit tonë. 24 maji është ditë e rëndësishmi sepse përafërsisht rreth tri dekada qytetarët e Kosovës treguan se cili është vullneti i tyre. Treguan që askush nuk mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtete të pavarur. Prandaj duke e marrë për bazë kur ishin edhe zgjedhjet e para ku shqiptarët merrnin pjesë masovisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë. Presidenti Rugova pikërisht 24 majin e shpalli si ditë të Presidentit. Njëkohësisht kjo ditë na kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit, në sigurimin e funksionimit kushtetutës të institucioneve të vendit. Dhe natyrisht si presidente e vendit për mua është e rëndësishme që arkitektin e shtetit tonë ta kujtojmë ta përkujtojmë sëbashku me titullarit e këtij institucioni në faza të ndryshme të ndryshëm të historisë sonë”, tha Osmani.

 

Ditën e Presidentit po e quan një nga ngjarjet më të rëndësishme edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Sejdiu theksoi edhe se 24 maji i 1992 ishte edhe një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta.

 

Sejdiu: Ibrahim Rugova ishte ikonë e pashembullt

 

 

 

“Unë vërtetë mund të them se është një nga ngjarjet e rëndësishme ajo që është zhvilluar në vitin 1992, ishin zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, ishte prova e parë, ishte referendumi i përsëritur i Kosovës për lirinë dhe pavarësisë e saj dhe ishte një eo e madhe tek qytetarët dhe pjesë ndërkombëtare e gjithë atyre që kanë dashur dhe kanë vrojtuar Kosovën me simpati. Presidenti historik doktor Ibrahim Rugova është ikonë e pashembullt në gjithë epokat. Varetë ne duhet ta kujtojmë me pietet peshën e vendimeve të tij dhe vizionit që ai e ka trasuar për ecjen tonë. Dhe natyrisht e them që kjo ditë simbolike shënon një kërkesë, një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta”, ka thënë Sejdiu.

 

Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në periudhat më të rënda.

 

Jahjaga: 24 maji ditë e veçantë, kujtojmë figurën e rëndësishme të popullit të Kosovës

 

 

 

“Por 24 maji është një datë e veçantë sepse neve po kujtojmë një figurë të rëndësishme të popullit të Kosovës, presidentin historik iu cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pikërisht me 24 maj 1992. Presidenti Rugova ishte ai i cili udhëhiqi popullin Kosovës në periudhat më të rënda në të cilat neve po ballafaqofshim si popull dhe shtet në rrezikun e shfarosjes edhe të kombit tonë që neve ballafaqoheshim në periudha të rënd[…]në këtë ditë më gëzon fakti sepse neve po përçojmë edhe një mesazh të rëndësishme, mesazhin e uniteti jo vetëm për neve si ish-presidentë bashkë me presidenten aktuale, për nevojën dhe domosdoshmërinë e të qenit unik sidomos në proceset më të rëndësishme për vendin tonë edhe në këtë periudhë të pandemisë”, është shprehur Jahjaga.

 

Edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli është shprehur se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë shumë për demokracinë e vendit, për çka thekson se duhet të kujtohet përherë me manifestime.

 

Pacolli: Ibrahim Rugova dha shumë për demokracinë e Kosovës

 

 

 

Është një ditë përmes së cilës e, kujtojmë presidentin historik dhe veprën e tij. Mos të harrojmë asnjëherë presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe demokraci kështu që ia ven gjithmonë ta kujtojmë me një manifestim simbolikë”, tha Pacolli.

 

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët, Fatmir Sjehdiu, Atfiete Jahjaga dhe Bahegjet Pacolli pas homazheve kanë pirë kafe sëbashku.

 

Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

 

Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

 

 

Më shumë

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit nuk pranojnë dialog me kryeministrin Kurti

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit refuzojnë ta takojnë kryeministrin e Kosovës. Ata kërkojnë që më parë Kurti të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pronat përreth Manastirit të regjistrohen si prona të Kishës.   Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditë më parë i dërgoi një letër kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, ku […]

Qeveria Kurti hesht lidhur me Manastirin e Deçanit

Qeveria e Kosovës qëndron e heshtur lidhur me kërkesën e shteteve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia e Britania e Madhe) për respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën e Manastirit të Deçanit.   Shefat e misioneve e këtyre shteteve të mërkurën (19 maj) përmes një komunikate të përbashkët […]

Kurti: Bisedimet me Serbinë nuk mund të vazhdojnë njësoj si në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën mbrëma në Bruksel se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jenë njësoj si në të kaluarën dhe se në thelbin e tyre duhet të jetë njohja e ndërsjellë.   Ai i bëri këto komente pas një darke punë të organizuar nga shefi […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara