e premte 26 nëntor 2021
e premte 26 nëntor 2021

 

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta shtetërore e diplomatëve të huaj.

 

Në ceremoni mori pjesë edhe Admirali Robert Burk, i Komandës së forcave të bashkuara në Napoli (të Italisë). Admirali Burk theksoi vendosmërinë dhe guximin si të autoriteteve edhe të ushtrisë, teksa tha se vendi po jep një kontribut të shkëlyer për Aleancën e NATO-s.

 

Ndërkohë, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker në një video-mesazh, me këtë rast, nënvizon kontributin e Maqedonisë së Veriut edhe para anëtarësimit në NATO.

 

“Ju mirëpritët aleatët dhe partnerët e NATO-s për t’u trajnuar në tokën tuaj; Dërguat ushtarë për të mbështetur operacionet e NATO-s që nga viti 2002 dhe po përmbushni përkushtimin lidhur me shpenzimet në fushën e mbrojtjes”, thekson zyrtari i lartë amerikan. “Tani që Maqedonia e Veriut e ka vendin në tryezën si anëtare e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – presim që ta përdorni atë për të mirën e të gjithë aleatëve”, shton më tej zoti Reeker. Ai thekson mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për synimet e vendit ballkanik drejt integrimit në Bashkimin Evropian. VOA

 

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Opozita fiton – Zaev jep dorëheqjen

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.   Opozita i fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet problemi i mijëra qytetarëve, shumë prej tyre shqiptarë, të cilëve u mohohet shtetësia edhe pse janë lindur ose me vite jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ligji parashikon që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara