e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet masive në të gjithë territorin e vendit për goditjen e kultivimit të kanabisit.  Si rezultat i gati 10 mijë kontrolleve deri tani nuk janë konstatuar raste të kultivimit të kanabisit apo tentativa për të hapur toka rishtas për kultivim.

 

“Janë ushtruar në total 9965 kontrolle, konkretisht: 4036 kontrolle në sera dhe minisera, 1633 kontrolle në magazina dhe objekte, 1178 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 746 kontrolle në banesa të braktisura, 384 kontrolle në stane/stalla bagëtish dhe 1988 kontrolle në ambiente të hapura”- thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Për kontrollin e territorit janë angazhuar 1833 punonjës policie të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive të Kufirit, të ndarë në 354 grupe kontrolli. Si edhe 25 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë, kamera, dylbi, 297 automjete policie dhe 4 mjete lundruese.

 

Sipas Policisë kontrollet masive të territorit do të vijojnë çdo javë dhe për këtë ajo u kërkoi qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

Më shumë

Përfundon afati për regjistrim online për klasat e para, asnjë përgjigje nga institucionet

Shqipëria aplikoi për herë të parë këtë vit, regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, përmes portalit e-Albania. Të dhënat paraprake tregojnë se nga data 15-30 qershor janë kryer 5580 aplikime në 182 shkollat ku u pilotua ky proces. Pas regjistrimit në e-Albania, prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijës, duhet të ishin njoftuar nga […]

Në universite, më shumë vajza/ Meshkuj linden më shumë, por arsimohen më pak

Në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajza, si dhe janë ata që kur rriten emigrojnë më shumë se sa gratë shqiptarë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i I statistikave.   Diferencimi gjinor vihet re edhe në ciklet arsimore. Teksa në arsimin parauniversitar pjesëmarrja e djemve është më e lartë se […]

Në 1939, nën pushtimin italian, Tirana bëhet me rrjet ujësjellës

Ishte viti 1939 kur në Tiranë për herë të parë u ndërtua sistemi i ujësjellësit!   Deri në këtë vit kryeqyteti i Shqipërisë me ujë furnizohej nga puset.   Në ’39-tën, me përfundimin e qendrës së Tiranës, ndërtimin e ministrive dhe shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, u vu në punë Impianti i Pastrimit të Ujit […]

Me Himnin e Flamurit biznesi i Vlorës, proteston kundër masave anti-covid

Gjatë mbrëmjes së djeshme baret dhe restorantet në zonën e Lungomares në Vlorë protestuan për  ndryshimin e orës policore nën tingujt e Himnit të Flamurit.   Disa prej pronarëve të bizneseve refuzuan ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe më pas janë përplasur me efektivët.   Policia shoqëroi dhe tërhoqi me forcë mbrëmjen e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara