e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, por ne kthehemi 100 vite pas dhe kujtojmë çeljen e punimeve të Kuvendit të parë shqiptar.

 

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.

 

21 prilli i 100 viteve më parë ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 ku morën pjesë 56 deputetë që formonin shumicën e deputetëve të ardhur!

 

Ndërtesa në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë në “Pallatin Mbretëror” dhe ku sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Më shumë

Në korrik 1942 nën pushtimin italian, trupa Carro di Tespi Lirico mbërrin në Tiranë dhe jep disa shfaqje, mes tyre operan “La Traviata”

Më 1929 qeveria fashiste e Romës krijoi katër trupa teatrale shëtitëse që morën emërtimin “Carri di Tespi” (“Qerret e Tespit”). Një prej këtyre për operan dhe këngën lirike, e emërtuar “Carro di Tespi Lirico” dhe tre për pjesët teatrale. Synimi i këtyre trupave ishte që të përçonte deri tek fashat më të izoluara të […]

Në 1939, nën pushtimin italian, Tirana bëhet me rrjet ujësjellës

Ishte viti 1939 kur në Tiranë për herë të parë u ndërtua sistemi i ujësjellësit!   Deri në këtë vit kryeqyteti i Shqipërisë me ujë furnizohej nga puset.   Në ’39-tën, me përfundimin e qendrës së Tiranës, ndërtimin e ministrive dhe shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, u vu në punë Impianti i Pastrimit të Ujit […]

77-vjetori i masakrave ndaj popullsisë Çame

Çamëria përbën grupin e katërt të krahinave etnografike, që formojnë Toskërinë, e cila sot në territorin grek korrespondon me prefekturën e Thesprotisë. Në kohërat antike thesprotët, së bashku me fiset Molose e Kaone përbënin fiset kryesore të Epirit. Çamëria shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë, nga lumi i Pavllës e deri në gjirin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara