e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, PARLAMENTIT të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli.

21 Prilli i 1 shekulli shkuar ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 para drake, morën pjesë 56 deputetë që formonin shumicën e deputetëve të ardhur!

Pëveç një numri të madh dokumentesh me rëndësi të posaçme për historinë e vendit që lidhen me këtë proces zgjedhor dhe gjithçka rrjedhoi prej tij, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjeni këtë botim me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

 

 

Më shumë

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike. Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, […]

101 vite më parë, gratë shqiptare organizohen për të ndihmuar në luftë për Atdhe!

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj […]

‘Royal Air Force’ nën qiellin shqiptar, në mbështetje të aleancës antinaziste

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, përmes publikimt të fotove të kohës, përkujton operacionet e aviacionit Britanik të RAF (Royal Air Force) nën qiellin shqiptar, në zonën e Spilesë të Himarës.   Operacioni nisi si njësi mbështetëse e trupave britanike në kuadrin e aleancës antinaziste gjatë Luftës II Botërore. Britanikët zbarkuan nën operacionin e koduar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara