100 vjet më parë, në gusht 1920 gratë amerikane fituan të drejtën e votës kur u miratua Amendamenti i 19-të i Kushtetutës. Amendamenti u propozua në Kongres në 1878 por u deshën më shumë se 40 vjet që amendamenti të miratohej dhe ratifikohej nga 3/4 e shteteve.
Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të aktivistet gra filluan një betejë të gjatë e të vështirë për të drejtën e votës:
“Këto gra talleshin dhe sulmoheshin në masë,” thotë Andrea DeKoter, shefe në detyrë e Qendrës historike Kombëtare mbi të Drejtat e Grave.
Beteja për të drejtën e votës filloi në 1848 në kuvendin e parë për të drejtat e grave të zhvilluar në një kishë në Seneka Falls të Nju Jorkut. Delegatet në kuvend hartuan një dokument që kërkonte barazi me burrat, përfshirë të drejtën e votës.
“Ato thonin: ‘Të gjithë burrat e gratë janë krijuar të barabartë‘. Ato huazuan fraza nga Deklarata e Pavarësisë, por u bënë disa ndryshime të rëndësishme duke shtuar fjalën ‘gratë’,” thotë zonja DeKoter.
Në betejën për të drejtën e votës për më shumë se 70 vjet gratë afrikano-amerikane ishin të përjashtuara nga aktivistet e bardha.
“Por gratë afrikano-amerikane, përmes organizatave të tyre, përmes shoqatave kundër skllavërisë, në kisha dhe grupime për të drejtat civile, gjatë një periudhe mbi dy shekullore zhvilluan lëvizjen e tyre,” thotë profesorja e Hitsorisë në Universitetin Johns Hopkins, Martha S. Jones.
Në fillim të shekullit të 20-të, kur rolet gjinore filluan të transformohen, betejës për barazi gjinore iu bashkua një brez i ri që i dha një energji të re lëvizjes duke organizuar protesta, parada e greva urie.
“Ato filluan të shkojnë në fabrika, ku gjenin grupe burrash gjatë pushimit të drekës. Aty mbanin fjalime të momentit. Mbanin fjalime edhe në publik për të tërhequr mbështetjen e burrave,” thotë historiania Ellen Carol DuBois.
Në vitin 1918, presidenti Woodrow Wilson ndryshoi qëndrim dhe e mbështetur amendamentin në vitin 1918. Dokumenti u ratifikua dy vjet më pas.
Megjithëse ka kaluar një shekull, shumë gra, sidomos afrikano-amerikanet, hasin në tendenca për kufizimin e të drejtës së votës.
“Gratë afrikano-amerikane në përqindje më të lartë ndeshin në kufizimin e të drejtës së votës. Shumë prej qendrave të tyre të votimit janë mbyllur. Ato ballafaqohen në përqindje më të larta me problemin e heqjes së emrave nga listat e votuesve,” thotë perofesorja e historisë në Universitetin Johns Hopkins, Martha S. Jones.
Pabarazi të tilla mund të zgjidhen me miratimin e Amendamentit për të Drejta të Barabarta, thonë aktivistet për të drejtat e grave, të cilat e propozuan këtë amendament për herë të parë në vitin 1923.
“Nuk do të ketë më diskriminim thjesht për arsye gjinie. Kjo do të ndikonte tek politikat e qeverisë federale, si dhe ato shtetërore,” thotë Eleanor Smeal me Fondacionin “Shumica Feministe”.
E ardhmja e admendamentit për të drejta të barabarta mbetet e paqartë. Por ashtu si gratë që luftuan për të drejtën e votës, aktivistet e sotme thonë se nuk do të heqin dorë nga beteja për këtë amendament. voa
Rusia kërcënon Ukrainën me ndërhyrje ushtarake
Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Princi Philip – kush ishte Duka i Edinburgut
Izraelitët qëndrojnë të heshtur në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit ndërsa Sirena Vajton
Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt: “Po humb ndjesinë në duar dhe këmbë”
7 Prill, Bota kujton viktimat e Holokaustit
“Parada e Faraonëve”, Egjipti organizon event spektakolar për transportimin e 22 mumjeve
Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë. Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]
Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]
Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One. Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten. Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]
Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij. “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]