Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot tetë figura të spikatura patriotike të krahinës së Tepelenës për kontributin e shquar në Luftën e Vlorës.
Në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti Meta zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Tepelenës, ku vlerësoi tetë atdhetarë të spikatur të kësaj krahine, me kontribut të shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin dhe drejtimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920.
Fillimisht, Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi, Prefekti i Qarkut, Astrit Aliaj, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Lindita Rova, autoritetet vendore dhe dhjetëra qytetarë, vendosi një kurore me lule në bustin e Heroit të Popullit, Selam Musai dhe u përul me respekt e mirënjohje para veprës dhe jetës së tij.
Në një ceremoni solemne, të zhvilluar në portën e Kalasë së Ali Pashë Tepelenës, nga ku 100 vite më parë u nisën luftëtarët e disa prej Çetave Çlirimtare drejt Vlorës, Presidenti Meta, pasi vlerësoi rëndësinë e madhe të kësaj ngjarjeje historike dhe vlerat e mëdha patriotike të luftëtarëve, simbole të heroizmit dhe qëndrueshmërisë shqiptare, nderoi me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Selam Musai (pas vdekjes).
Po ashtu, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” u vlerësuan Brahim Selimi (pas vdekjes) dhe Hasan Xhiku (pas vdekjes).
Ndërsa me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Kreu i Shtetit çmoi Kapo Topullin (pas vdekjes), Veli Hashorva (pas vdekjes) dhe Shezai Çomo (pas vdekjes).
Gjithashtu, me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Presidenti Meta nderoi Asim Mero (pas vdekjes) dhe Novruz Bello (pas vdekjes).
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë solemne të organizuar me këtë rast, Kreu i Shtetit u shpreh se “nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është lartësimi i Shqipërisë përpara sfidave të kohës”. ATSH
82-vjetori i Pushtimit Italian të Shqipërisë
110 vjetori i kryengritjes antiosmane në Malësinë e Madhe
30 Vjetori i masakrës së 2 prillit në Shkodër
Masakra e Tivarit 1-2 prill 1945
77-vjetori i betejës së Margëlliçit
124 vjet nga botimi e revistës “Albania” në Burksel
Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar. Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. […]
Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]
112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA. “Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli. Dielli është cilësuar si […]
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]