e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi në mbrëmje se me kërkesë të saj Gjykata ka vendosur në “arrest shtëpie” ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda si dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të treja nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Çështja i përket periudhës kur zonja Voda ka qenë ende në detyrën e zëvendës ministres së Brendshme, deri në korrik të vitit të shkuar. Sipas SPAK-ut dyshohet se ajo “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga zonjat Hasani dhe Beu, me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej, punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

Sipas burimeve nga SPAK, mësohet se zonja Beu, nuk është punësuar. Zonja Hasani ndërkohë, me profesion avokate, dyshohet që për shkak të marrëdhënieve miqësore me zëvendës ministren, të ketë bërë ndërmjetësen për punësimin e Beut.

 

Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-zv.ministres. Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera. Nga ana tjetër ka rezultuar se, Florida Beu ka aplikuar në disa vende në ministri, por nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune.

 

Zonja Voda, u emërua në postin e zëvendës ministres së Brendshme në vitin 2017, duke qëndruar në këtë detyrë për më shumë se tre vjet.

 

Brenda 7 ditëve të fundit SPAK ka bërë disa goditje ndaj korrupsionit. Fillimisht në pranga përfundoi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe dhe 10 zyrtarë e punonjës të kësaj Bashkie, më pas u arrestuan 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë, ndërsa sot u vu nën akuzë dhe shkoi për gjykim ish kryebashkiaku i Pogradecit Eduard Kapir dhe zëvendësi i tij dhe katër persona të tjerë.

Më shumë

53% grave në Shqipëri janë dhunuar!

Të dhënat për dhunën ndaj grave në Shqipëri janë shqetësuese dhe kërkojnë medoemos strategji dhe mekanizma konkretë për mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës. Kështu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, znj. Elsa Ballauri, teksa komentoi të dhënat e INSTAT sipas së cilave një […]

Eshtrat, trondisin përsëri Përmetin!

Pas zgjidhjes së problemeve me zhvarrimet për ushtarët grekë të rënë në Përmet gjatë luftës italo-greke, duke i ngatërruar eshtrat e banorëve me ushtarët, Përmeti tronditet sërish; zbulimi i disa varreve në Përmet gjatë punimeve për infrastrukturën rrugore po ngjall reagime.   Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë thotë se dyshon se varret […]

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Forumi Ndërkombëtar kundër Anti-Semitizmit, Shqipëria midis 180 shteteve në botë!

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte pjesë e Forumit të 7-të Ndërkombëtar në Luftë kundër Anti-Semitizmit     Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte pjesë e Forumit të 7-të Ndërkombëtar në Luftë kundër Anti-Semitizmit, i cili po zhvillohet onine në platformën “Zoom” dhe të vijojë deri ditën e enjte, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara