e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

 

Rreth 101 mijë kërkesa dhe ankesa u depozituan pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal për 9-mujorin e vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare, peshën kryesore të ankesave e zë ndryshim i të dhënave të kontratës me  40% të totalit, ndërsa në vendin e dytë renditen ankesat për faturim në masën 31%.

 

Pas tyre vijnë ankesat për ndryshim matësish në masën 25%, për cilësi shërbimi 2.3% dhe ankesa për kreditime në 1.1%. Sipas FSHU-së për periudhën janar –shtator  2020, janë zgjidhur rreth 95 mijë ankesa – kërkesa te depozituara nga të cilat rreth 28 mijë apo 30%  i përkasin çështjeve të faturimit, çka sipas këtij dikasteri ka përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj klientit dhe ka rritur cilësinë e faturimit. Megjithatë, kompania e konsideron të ulët numrin e ankesave në raport me numrin e faturave të emetuara gjatë kësaj periudhe.

 

Sipas FSHU, mesatarja mujore e ankesave, ndaj numrit total të faturave të emetuar është më e vogël se 0.3%.  Paralelisht Furnizuesi i Shërbimit Universal, një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE-së nuk ka kërkuar rritje çmimi të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë. Mbajtja e pandryshuar e tarifave bazohet në parashikimet e treguesve ekonomikë për vitin 2021, ku ndër të tjera shoqëria parashikon një rënie të shpenzimeve për blerjen e energjisë elektrike. Sipas parashikimeve, në vitin 2021 do të shpenzohen rreth 15.1 mld lekë, nga 17.5 mld lekë që u shpenzuan gjatë vitit 2020.

 

Më shumë

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

118-vjetori i vdekjes së figurës së shquar patriotike Papa Kristo Negovani

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë. Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dosjen Nr. 64: “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjen Nr. 64, “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”.   “Të gjithë udhëheqësit u ndryshuan në vendet e Lindjes. Edhe te ne, sa të mbarojnë problemet e filluara në Lindje dhe do të ndryshojë, se Themeluesit të Partisë, njeriut që hante njerëz, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara