e martë 16 gusht 2022
e martë 16 gusht 2022

 

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj jugosllave në Koplik), por edhe për të ndihmuar familjet e dëmtuara prej luftës.

Pjesëtare e këtij Komiteti mund të ishte çdo vajzë e grua që dëshironte të kontribuonte vullnetarisht, në përputhje me Statutin e Komitetit.

Kryetare nderi u caktua zoja e Hysen beg Bushatit, kryetare u zgjodh Shaqe Çoba, nënkryetare Age Koka, sekretare Paulina Leka, arkëtare Albnia Ashiku, e të tjera zonja shkodrane nënshkruan si anëtare dhe këshilltare.

Ky Komitet, veç përmasës së vet të bamirësisë, shpërfaq qartazi dhe një element tjetër të veprimtarisë shoqërore të nisur dhe të mbështetur nga vajzat dhe gratë në Shqipëri: shërben si piketë orientuese e lëvizjeve feministe që filluan të vepronin menjëherë pas organizimit shtetëror të Shqipërisë (Lushnje, janar 1920). Ndonëse të rralla, veprimtari të tilla nuk mungonin edhe mbi 100 vjet më parë.

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara