e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në Itali. Pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive, më 31 dhjetor të vitit 2020. Pavarsisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për A2 se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.

 

“E kalova pa problem Covidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo.

 

Ashtu si  misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol.

 

Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.

 

“Edhe nëna u prek nga koronavirusi, por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.

 

Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19. A2 CNN

 

 

Më shumë

112-vjetori i çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Shkolla Normale e Elbasanit është e para shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e themeluar më 1 dhjetor të vitit 1909, në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar i mbajtur më 2-8 shtator 1909, në Elbasan. Shkolla Normale e Elbasanit, gjatë vitit akademik 1909-1910 numëronte 160 nxënës të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë. […]

Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës

Shqipëria ka një histori relativisht të hershme të transportit civil e ushtarak ajror.  Fluturimet e para janë realizuar në Shqipëri për qëllime ushtarake, e më pas në vitet ’20 ka nisur të zhvillohet aviacioni për transport civil.   Fillimisht, ishin italianët që pushtuan Vlorën në fundin e vitit 1914, që ngritën edhe një […]

Ngrihet “shqiponja” te sheshi “Nënë Tereza”, akrobatja performancë të jashtëzakonshme në Ditën e Flamurit

Akrobatja e njohur, Fiona Rushiti, e cila njihet për performancat e saj në qiell të hapur ka zgjedhur të ngrejë “shqiponjën” te “Sheshi Nënë Tereza” me rastin e Ditës së Flamurit!   Së bashku me tifozët kuqezi, pjesë e të cilëve është dhe vetë, ajo ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme, me të gjitha […]

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

DUBAI – Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.   Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë.   Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara