Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, ku mori mësimet e para.
Më 1892 mërgon për në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti.
U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre atdhetare. Pas Revolucionit xhonturk të korrikut 1908 hotel “Liria” në Manastir, pronë e vëllezërve Themistokli dhe Telemak Gërmenji, u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Në vitin 1911 Themistokli Gërmenji shkoi në Itali, ku u lidh me rrethet arbëreshe, pastaj kaloi në Korfuz, ku u aktivizua në një qendër patriotike shqiptare e më pas më 1912 u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur, që vepronte në krahinën e Korçës.
Në vitin 1912 bashkëpunoi me qeverinë e Ismail Qemalit dhe më 1913-1914 kreu detyra të rëndësishme në administratën e shtetit të pavarur shqiptar.
Në shtator 1914 ai shkoi në Rumani dhe në janar 1915 në Bullgari, ku botoi revistën “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”.
Në vitet 1916-1917 u kthye në Shqipëri, ku luajti rol kryesor për nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916, me të cilin u shpall krahina “autonome” e Korçës.
Fitoret e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e bënë Themistokli Gërmenjin objekt goditjesh nga politikanë të huaj, që mbanin qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë.
Ata trilluan ngjarje të rreme për veprimtarinë e tij si “agjent” i austro-hungarezëve, në bazë të të cilave u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake franceze në Selanik dhe u pushkatua.
177 vjet nga lindja e Atit të Kombit, Ismail Qemali
157 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit
150 – vjetori i lindjes i atdhetarit të shquar Mihal Grameno
Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965)
Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës
121 vjetori i lindjes së poetit Lasgush Poradeci
Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famulltar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua Vikar i përgjithshëm i […]
Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, ku mori mësimet e para. Më 1892 mërgon për në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre […]
Lindi në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi. Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në […]
Sot shënohet 120 vjetori i vdekjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri. Me kërkesë së Qeverisë së Mbretit Zog, në 3 qershor 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, u sollën në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit. Në foto, ceremonia e varrosjes së eshtrave të Naim Frashërit në oborrin e Kryegjyshatës […]