e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021
Në datën 7 mars përkujtojmë ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe themelimin e Principatës Shqiptare…
Vilhelm Vidi Lindi në Noi Vid të Gjermanisë më 26 mars 1876 dhe ishte djali i dytë i princit Adolf Maksimilian Karl Vid. U martua me Sofinë, princeshë e Shënburg-Valdenburgut.
Në tetor 1913, Fuqitë e Mëdha i paraqitën Vidit propozimin për të marrë fronin shqiptar. Ai dha pëlqimin për këtë ofertë më 3 nëntor 1913. Një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esad Pashë Toptani shkoi në Gjermani për t’i ofruar atij fronin në emër të shqiptarëve.
Më 7 mars 1914, Princ Vidi me oborrin e tij zbriti në Durrës. Ai nuk arriti të qëndronte gjatë në krye të fronit mbretëror shqiptar, për shkak të kryengritjes së shqiptarëve kundër tij si dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914,
Princ Vidi u largua nga Shqipëria së bashku me familjen me anijen “Misurata”. Ai u angazhua si oficer i ushtrisë gjermane në këtë luftë. Pas përfundimit të luftës, së bashku me familjen e tij jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Mynih. Më 1925 u vendos në Rumani në pronat e princeshës Sofia.
Lidhur me Princ Vidin, Fan Noli ka shkruar: “Princ Vidi mund të kritikohet vetëm pse s’qe në gjendje të bënte mrekullira”. V. Vid vdiq në Predeal të Rumanisë më 18 prill 1945.

 

 

Më shumë

24 mars 1911 – Kryengritja e Malësisë së Madhe

Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar. Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. […]

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

112-vjetori i gazetës “Dielli”, e vetmja që nga koha e Rilindjes Kombëtare që botohet edhe sot në SHBA

112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA. “Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.   Dielli është cilësuar si […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara