e enjte 25 shkurt 2021
e enjte 25 shkurt 2021

 

“E themi me lavdurim se puna e bankës, për Shqipërriën asht nji i dyti fitim pasë lirisë nga pikëpamja ekonomike dhe politike…”

 

107 vite më parë, më 4 tetor 1913, Ismail Qemal bej Vlora së bashku me 5 ministra të kabinetit të tij: Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Mehmet pashë Dërralla, Myfid bej Libohova dhe Jorgji Çako, nënshkruan koncesionin e parë për krijimin e një banke kombëtare shqiptare. Nënshkrues të tjerë ishin përfaqësuesit e dy prej grupeve financiare më në zë të kohës, përkatësisht Karol Pitner dhe Oskar Pollak të atij austro-hungarez, Weiner Bank-Verein, dhe Pietro Fenolio e Guido Ansbaher të grupit italian, Banca Commerciale Italiana.

 

Në Shqipërinë e trazuar të atij fillimshekulli, por edhe për shkak të tronditjeve që do të vinin shumë shpejt me shpërthimin e Luftërave Ballkanike dhe Luftës I Botërore, Bankën Kombëtare të Shqipërisë nuk mundi të zhvillojë aktivitet. Por, hartimi i këtij koncesioni për krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqypërisë” mbetet një dokument i rëndësishëm në historinë e bankigut qendror shqiptar, një gur themeli i këtij institucioni që, në konceptin e vet paraqitës, i përmbahet të gjitha standardeve evropiane të kohës.

 

Jo më kot, themeluesi i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali, më 28 nëntor 1913 tha:

“…..Këtë n’a e donte shpirti, po nuk kuxonim ta prisnim të baneshe kaq shpejt nga shkaku që punërat e Shqipëries, ndo nga kufinjt, ndo nga organizim’ i vendit që kemi, nuk kanë marrë funt. Kur dyë banka të mëdha, si Weiner Bank-Verein e Austrisë dhe Banca Commerciale Italiana e Italisë, duke pasur pas krahut banka të tjera me një kapital 750,000,000 frangash erdhën ndër neë për t’a dëftyer besimin e ‘tyre e të vënë në përdorim të qeverriës edhe popullit shqipëtar 11,000.000 franga, nuk kishim veç se t’i përgjigjemi me gëzim të math kësaj mirësiës. Pas shumë marrëveshjeve dhe pasi u këmbyen shumë mendime, kabineti e pranoi projektin e fundit, i cili u nënshkrua.

 

E themi me lavdurim se puna e bankës, për Shqipërriën asht nji i dyti fitim pasë lirisë nga pikëpamja ekonomike dhe politike. …” Ismail Qemal bej Vlora, 28 nëntor 1913.

 

*Ndërtesa e “Bankës Kombëtare të Shqypërisë” në Vlorë, 1913.

 

 

Një nga faqet e koncesionit për krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqypërisë”, me nënshkrimet e Ismail Qemal bej Vlorës së bashku me 5 ministra të kabinetit të tij: Luigj Gurakuqi, Ministër i Arsimit, Petro Poga, Ministër i Drejtësisë, Mehmet pashë Dërralla, Ministër i Luftës, Myfid bej Libohova Ministër i Punëve Botore dhe Gjergj Çako, Ministër i Financave.

 

Faqe e shkëputur nga libri “Financat e Shqipnis, 1889-1934”, nga Haxhi Shkoza, ku flitet për koncesionin e Bankës.

Më shumë

Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900)

Lidhja Shqiptare e Pejës është një organizatë politike-ushtarake mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.   Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar 1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, […]

30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.   Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]

Festa e Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Normalja e Elbasanit mbush 111 vjet: Përkujtohen mësuesit e parë

Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.   Dokumentat dhe objektet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara