e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Banorë të Malësisë së Madhe, në dy anët e kufirit, përkujtuan të martën në Hot 110 vjetorin e Kryengritjes antiosmane të Malësisë, një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, e cila i parapriu shpalljes së Pavarësisë.

 

E udhëhequr nga prijësi popullor Dedë Gjo Luli dhe mbështetur nga intelektualët më në zë të kohës, Kryengritja e Malësisë së Madhe u kurorëzua me ngritjen e flamurit kombëtar në Deçiq.

 

Në memorialin kushtuar kësaj kryengritje dhe luftëtarit popullor Dedë Gjo Lulit, ngritur në Hot të Malësisë, u vendosën kurora me lule, ndërsa studiuesi Gjokë Luli vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarje për malësinë dhe mbarë kombin shqiptar.

 

“Një grup nismëtar me në krye Dedë Gjo Lulin krijuan mundësinë për të lidhë të gjitha malet e Malësisë së Madhe duke i organizu, këtu tek Krebenica e Hotit, për të kundërshtu dhe për tu ngrit në kryngritje kundër kësaj perandorie. Të gjitha malet ranë dakort”.

 

Për historianin Ndue Bacaj, malësorët e Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojës, Shkrelitdhe viseve tjera, nën udhëheqjen Dedë Gjo Lulit, pas 23 betejash të përgjakshme kundër ushtrisë osmane, arritën të ngrinin për herë të parë flamurin kombëtar, pas afër 500 vitesh robëri, sinjal ky i vendosmërisë per tu shkëputur nga perandoria osmane.

 

“Ishte një guxim i jashtëzakonshëm i një treve kaq të vogël kundër një perandorie aq të madhe. Pas luftimesh të ashpra në çdo postë, në çdo cep të Malësisë së Madhe, u arrit që të ngrihet flamuri me 6 prill 1911 në Bratilë të Deçiqit”.

 

Në përkujtimin e 110 vjetorit të Kryengritjes antiosmane të Malësisë së Madhe morrën pjesë edhe përfaqësues të shoqatës së dëshmorëve si dhe pasardhës të familjes së Dedë Gjo Lulit.

 

Për kryetarin e bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, është e rëndësishme që, qëndresa dhe lufta e malësorëve për çlirim kombëtar, të vlerësohet dhe kujtohet edhe nga brezat e rinj.

 

“Kjo është një datë shumë e rëndësishme jo vetëm për Malësinë e Madhe, por për krejt kombin shqiptar, pasi i priu ngritjes së flamurit një vit më vonë. Malësorët, por edhe Shkodra dhe krejt Veriu, iu bashkuan Dedë Gjo Lulit dhe, 110 vite më parë, ngritën flamurin në Deçiq. Kjo është një datë e rëndësishme për krejt Malësinë e Madhe, por edhe krejt shqiptarët”.

 

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është dëshmi e qëndresës dhe vendosmërisë së malësorëve për pavarësi, mbrotjen e trojeve dhe idenditetit kombëtar. Për kontriburin në historinë kombëtare Malësia e Madhe është nderuar me urdhërin “Nderi i Kombit”. VOA

 

Më shumë

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

A e dinit se beteja më e gjatë kundër nazistëve në Ballkan është zhvilluar në Shqipëri?

78 vite më parë, si sot, nisi beteja më e gjatë e Ushtrisë Shqiptare kundër forcave gjermano-naziste. Nga datat 5 gusht 1943 deri më 28 shtator 1943 u zhvillua Lufta e Konispolit. Kjo betejë, e cila zgjati për 55 ditë, ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve […]

A e dinit se fituesi i parë i Olimpiadës ishte shqiptar?

Komiteti Olimpik Shqiptar është krijuar në vitin 1958 dhe Shqipëria ende nuk e ka një medalje olimpike. Shumë shqiptarë kanë fituar medalje nën flamujtë e Jugosllavisë, Greqisë, Italisë, Gjermanisë e së fundmi të Kosovës. Mirëpo, a e dinit se, në vitin 1896 kur Lojrat Olimpike moderne nisën, ishte maratonomaku Spiros Louis, arbëror i Greqisë, […]

101 vite më parë, gratë shqiptare organizohen për të ndihmuar në luftë për Atdhe!

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara