e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Sot shënohen 110 vjet të lindjes së humanistet Nënë Tereza.

Më 26 Gusht të vitit 1910, në Shkup, lindi Gonxhe Bojaxhi (1910-1997)

Në nëntor të vitit 1928 kur ishte në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhi hyri në kongregacionin “Motrat e Loretos” në Irlandë ku morri emrin Mari Tereza për nder të Shën Terezës. Më 6 janar të vitit 1929 Mari Tereza shkon si misionare në Kalkuta të Indisë. Atje filloi të jepte mësim në kolegjin e vajzave “St. Mary” derisa në vitin 1944 u emërua drejtoreshë.

 

Më 17 gusht 1948 ajo veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe pasi përfundoi një kurs mjekësie pranë Motrave Misionare në Patna, u kthye përsëri në Kalkuta. Në vitin 1960 motrat e Nënë Terezës qenë të përhapura në të gjithë Indinë. Ndërsa në harkun kohor ndërmjet viteve 1980-1990 Nënë Tereza hapi shtëpi misioni nëpër vendet e kampit socialist duke përfshirë Republikat e ish Bashkimit Sovjetik, Kubë, Shqipëri etj.

Për punën bamirëse asaj i janë akorduar shumë çmime, duke filluar që nga Çmimi Indian Padmashri në vitin 1962 dhe deri tek Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1979. Në vitin 1997, Nënë Tereza kishte rreth 4000 motra, të cilat kryenin misionin në 610 shtëpi bamirësie në 123 vende të botës. Tërë jetën e saj ia kushtoi të varfërve dhe njerëzve në nevojë derisa u nda nga jeta më 5 shtator të vitit 1997.
Pa kaluar as dy vjet nga vdekja e shenjtores, Papa Gjon Pali II lejoi të fillonte proçedura e kanonizimit. Kështu më 20 dhjetor të vitit 2002 u miratua dekreti për mrekullitë e shenjtores.

 

Data e zhvillimit të ceremonisë së beatifikimit të Nënë Terezës u vendos që të ishte 19 tetori i vitit 2003. Ky vendim i Papës Gjon Pali II erdhi menjëherë pas aprovimit nga Kongregacioni i Selisë së Shenjtë për Çështje të Shenjtërimit.

 

Në ditën e lumturimit të Nënë Terezës në sheshin e Shën Pjetrit gjendeshin rreth 500 mijë njerëz midis tyre edhe shumë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Amerika etj. Ndërsa, më 04 Shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku u cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.

 

Më shumë

6 motrat e Mbreti Zog: Të parat që veshën bikini europiane

A e dini se Mbreti Zog kishte 6 motra? Ato ishin Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Në një Shqipëri që po përpiqej të ikte nga orienti e të shkonte drejt oksidentit, ato qenë të parat që dolën në plazh me kostume banje europiane. Po fati në dashuri dhe jetën bashkëshortore nuk […]

Hasan Prishtina – Ideologu i shtetit shqiptar

Hasan Prishtina lindi në Vushtri të Kosovës më 1873. Kreu Gjimnazin Francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës osmane “Mylkije” në Stamboll. Ishte tri herë deputet në parlamentin osman. Bashkë me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët e Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane, e më pas ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më […]

Marko Boçari  (1788 – 1823) – Heroi i shqetësimeve atdhetare e kulturore. Hartuesi i fjalorit të parë greqisht-shqip

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një […]

Theodhor Kavalioti (1718-1797) – Mendimtar dhe filozof iluminist

Mendimtar dhe filozof iluminist. Lindi dhe vdiq në Voskopojë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i plotësoi në Janinë. Pas studimeve u kthye në Voskopojë, ku zhvilloi veprimtari pedagogjike e shoqërore. Më 1743 u emërua mësues dhe më pas drejtor i shkollës, e cila me përpjekjet e tij u ngrit në rangun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara