Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Si sot 111 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Elbasanit, i mbajtur më 2-9 shtator të motit 1909.

Pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit ishin gjithsej 35 delegatë nga intelektualët më në zë shqiptarë, nga brenda dhe jashtë vendit si përfaqësues të shoqërive patriotike.

Ky kongres i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare dhe vendosi të themelohej në qytetin e Elbasanit një shkollë e mesme pedagogjike e cila u quajt shkolla Normale, për përgatitjen e mësuesve të cilët do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar.

Aty u vendos për sistemin e shkollave shqipe, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe për drejtshkrimin e gjuhës ku si shembull u dha përdorimi i dialektit të Elbasanit si ai që përafron më tepër me dialektet e tjera.

Kongresi i Elbasanit hodhi bazat më të rëndësishme të zhvillimit të arsimit kombëtar.


Imazhet bashkëngjitur janë në dorëshkrim vendimet e Kongresit të Elbasanit që ruhen në fondin nr. 102, në AQSH.

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara