e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

 

Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX.

 

Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare, në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare.

 

Kongresi ngriti një komision prej 11 delegatësh ku Gjergj Fishta u zgjodh kryetar komisioni. Në këtë komision ishin anëtarë: N. Mjeda, Gj. Qiriazi, M. Frashëri, S. Peci, Sh. Kolonja, L. Gurakuqi, Dh. Buda, B.Topulli, N.Vrioni, G.Cilka.

 

Pas mjaft diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin. Në fund komisioni dhe kongresi vendosën që të lejohen si përdorimi i alfabetit të Stambollit, që kishte një përhapje të gjera, ashtu si dhe alfabeti i ri. Brenda pak vitesh alfabeti i ri u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, që është alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

 

Në këtë kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

 

 

Më shumë

30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.   Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]

Formula e Pagëzimit – dokumenti më i vjetër i shkruar në shqip

Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915. Njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip, që njohim deri sot. Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në […]

“Flamuri i Lirisë” u ngrit në Deçiç më 6 prill 1911

Në kuadër të Ditës të Pavarësisë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, publikon disa imazhe të koleksionit që dëshmojnë për momente të ndryshme nga kjo ngjarje historike.   “Flamuri i Lirisë”  u ngrit në Deçiç më 6 prill 1911 nga udhëheqësi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjo Luli e trimat e tij. Kjo […]

Si u bë Shqipëria vendi i parë ateist në botë

  Regjimi komunist i Shqipërisë e shpalli fenë të paligjshme dhe zhvilloi një fushatë të gjatë shtypjeje kundër besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, duke burgosur dhe ekzekutuar klerikë dhe duke përndjekur familjet e tyre, por disa vazhduan ta praktikonin besimin e tyre në fshehtësi.   “Pasi mbaroi lufta, komunistët erdhën së bashku me shkatërrimin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara