Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

112 vite nga numri i 1-rë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të del edhe sot në SHBA.

“Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.

 

Dielli është cilësuar si një “Kandil kombëtar” që u ndez me 15 Shkurt 1909 dhe është mbajtë ndezë deri më sot. 29 numrat e parë të Diellit i nxori Fan S. Noli, ndërkohë që nga 22 tetori 1909 gazeta doli nën drejtimin e Faik Konicës, që u thirr nga Londra.

Përveç Nolit dhe Konicës, Diellin e kanë drejtuar pena dinjitoze, intelektualë të shquar, atdhetarë të përkushtuar si: Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, që e bëri gazetën të përditshme( 7 nëntor 1914), Bahri Omari(1916-1919), Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari,Peter Tikco, Qerim Panariti, Peter Prifti, Dr.Athanas Gegaj , Bilal Xhaferri, Xhevat Kallajxhiu, Dr. Eduard Liço, Prof. Arshi Pipa, Anton Çefa etj.

Prej 10 vitesh Dielli drejtohet nga Editori i sotshëm, duke patur një cikël të stabilizuar botimi në print dhe në Online, ndërkohë që çdo 28 Nëntor publikohet numri special me më shumë se 100 faqe.

Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret (lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 1915, nisi te dale e perditshme.

Koleksioni I gazetës prej 15 Shkurtit 1909 e deri më sot dëshmon se ai u drejtua nga këta redaktorë : I Per. At Fan Noli qe më 15 Shkurt, 1909, gjer më Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza që më Tetor 22, 1909, gjer më 18 Mars, 1910.

Komisioni i Shoqërisë Vatra e drejtoj Diellin pa redaktor që më 25 Mars gjer më 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza që më 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoj se botuari që më 1 Korrik gjer më Tetor 1910. I Per. At Fan Noli që më 7 Tetor, 1910 gjer më 7 Korrik, 1911. Z. Efthim Natsi qe më Korrik 13 gjer më Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi që më 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza që më 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Janar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksisë që atëhere i mbeti më tepër Z.-it Efthim Natsi. Z. Kristo Dako që më 11 Korrik gjer më 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qv më Gusht 29, 1913 gjer më 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi që më 17 Shkurt gjer më 14 Kristo Kirika, 1914. Z. Efthim Natsi që më 10 Korrik, gjer më 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi që 10 Nentor 1914 gjer më 20 Dhjetor 1915. I Per. At Fan Noli që më 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916. Z. Bahri Omari që më 7 Korrik e gjer me 1919, më pas do të rikthehej sërish Kostë Çekrezi, për t’ia lënë vendin me radhë: Andon Frashërit, Aqile Tasit, Refat R. Gurrazezit, Nelo Drizarit,(parallel tek Dielli I Detroitit Refat Gurrazezi), Peter Tyko, Qerim Panariti,Peter R. Prifti(Co Editor) Bilal Xhaferri(Co Editor), Athanas Gegaj, Xhevat Kallajxhiu, Arshi Pipa, Anton Çefa(1994—2009), Dalip Greca( nga 2009). Dielli prej një viti ka edhe editor për Gjuhën angleze, gazetaren Rafaela Prifti.

Në jetëgjatësinë e Diellit kanë meritën e tyre edhe menaxherët e gazetës.

I pari manager i Diellit ishte Z. George Konda Gjoleka qe kur u-themelua gazeta gjer me 5 MAj, 1911. Z. Lambi Çikozi qe me 12 Maj, 1911 gjer me 25 Prill, 1912. Z.Kristo Kirka qe me 9 Maj 1912, gjer me 20 Maj, 1913. Z.Lambi Çikozi qe me 23 Maj gjer me 8 Korrik 1913. Z.Kristo Dako qe me 11 gjer me 22 Korrik, 1913. Z.Hamid Lumi qe me 25 Korrik, gjer me 26 Gusht, 1913. Z.Vangjel Gjika qe me 29 Gusht, 1913, gjer me 8 Maj, 1914. Z. Dennis Kamburi qe me 12 MAj, gjer me 3 Korrik, 1914. Z.Loni Kristo qe me 7 Korrik, 1914, gjer me 7 Korrik, 1915. Z.Muke Permeti qe me 9 Korrik, 1915, gjer me 21 Prill, 1917. Z.Akif Permeti qe me 16 Korrik 1917 deri me 1920. Më pas rolin e menaxherëve e kanë luajtur kryetarët e Vatrës.

Gazeta ”Dielli” mbetet regjistri më i vjetër i Shqiptarëve të Amerikës me një kontribut të jashtzakonshëm në historinë e shtypit shqiptar. Gazeta u kthye në një shkollë për shqiptarët e pashkolluar të Amerikës dhe mbajti ndezur idealet Kombëtare, ruajti gjuhën shqipe, traditat dhe Kulturën Kombëtare, promovoi arritjet e shqiptarëve në SHBA, dhe ndërtoi ura miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombit Shqiptar. Dielli është vlerësuar si gazetë serioze e komuniteteve në Amerikën e Veriut, madje është edhe fituese çmimesh, siç ishte çmimi i fituar në konkursin “Common Council For American Unite”, ku morën pjesë njëmijë gazeta në gjuhë të huaja që botoheshin në SHBA në fillim vitet ’50.Editor ishte Qerim Panariti.

Dielli ka merita të mëdha edhe në fushën e Letërsisë dhe Kritikës Letrare; në faqet e tij u botuan përkthimet e para nga klasikët e huaj, dhe u stimulua krijimtaria letrare. Gazeta”Dielli” mbetet zëdhënsja dhe misionarja më e respektuar dhe më e çmuar e shqiptarizmit në SHBA.

Dielli u predikoi mërgimtarëve detyrën kundrejt Atdheut. Gazeta u kthye në ushqim mendor dhe shpirtëror i domosdoshëm për shqiptarët e Amerikës, të cilët i mëkoi me dashurinë ndaj Atdheut.Diktatura komuniste u përpoq ta shuante Diellin, por nuk ia arriti, edhe pse i pushkatori apo i burgosi disa nga editoret dhe menaxheret e saj si: Bahri Omari, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Aqif Përmeti, Aqile Tasi e të tjerë.

Vatra dhe Gazeat e saj “Dielli” përbëjnë një binom të pandashëm, që i lidh e i mbanë bashkë çështja Kombëtare. Kanë thënë shpesh se Dielli dhe Vatra do të shuheshin, por jo, ato e kaluan shekullin dhe përjetojnë shekulline dytë.Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm.Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë me shqiptarinë.

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara