Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Ministri i Rindërtimit pas tërmetit, Arben Ahmetaj sqaroi shifrë 1.15 miliard të mbledhura në Konferencën e Donatorëve, në Bruksel.

Ahmetaj tha  se 400 milion euro janë ndihma dhe rreth 650 milion të tjera janë kredi të buta, me interes të ulët në disa raste nën 2 për qind.

Në emisionin “Opinion”, Ahmetaj sqaroi edhe “donacionin” e Francës, duke thënë se ka dhënë dy kredi me interesa të ulëta, njëra 60 dhe tjetra 100 milion euro.

“400 milion janë grant, që do të thotë që nuk janë para që na i japin borxh por na i dhurojnë. Dhe rreth 650 milion janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët interesi. Shumë nga ato i kanë të përcaktuara termat, disa edhe nën 2%, me interesa gati-gati te 1-shi”, u shpreh Ahmetaj.

“Këto janë të asociuara me të gjithë dëmin që kemi pasur ne në 26 nëntor dhe këto shkojnë përtej thjesht rindërtimin, por kalojnë te rimëkëmbja ekonomike. Franca ka dhënë 60 milion euro kredi të butë. 100-milionshi është një tjetër kredi që e nëshkroi Rama para Konferencës, është për zhvillimin e ekonomisë, kredi me interes nën 2.25%”, u shpreh ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Qeveria shqiptare, në rast se nuk do të merrte shifrën e faturës së dëmeve që la pas tërmeti, sipas analizave ishte e detyruar t’i drejtohej tregjeve të huaja për kredi.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara