e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Pandemia Covid-19 dëshmoi edhe njëherë se sa të rëndësishëm janë infermierët në mbarëvajtjen e shëndetit tonë. 12 maji në të gjithë botën ju kushtohet infermierëve, atyre që janë në detyrë, por edhe atyre që tashmë janë në pension

 

Një ditë homazh edhe për ata që nuk jetojnë më, por kjo ditë është dhe një ditë reflektimi për problematikat me të cilat ata përballen në sistemin shëndetësor.

 

Fenomeni më negativ që është vënë re në sistemin shëndetësor, është ai i emigrimit të infermierëve. Në 6 vitet e fundit, shifrat e largimit të infermierëve janë rreth 6000, ndërkohë që eksodi i tyre ka vazhduar edhe përgjatë pandemisë.

 

Shqipëria numëron mbi 12.100 infermierë në sektorin publik dhe 1300 në sektorin privat, ndërkohë që janë dhe mijëra të tjerë që kanë përfunduar studimet, kanë marrë licencat dhe janë në listat e pritjes.

 

I ftuar në “Wake Up” ishte sot zv.presidenti i Urdhrit të Infermierit në Shqipëri, Sabri Skënderi. Ai theksoi se sot jo vetëm Shqipëria, por mbarë bota ka nevojë për infermierë.

 

“10 infermierë kanë humbur jetën nga covid-19. Profesioni i infermierit është shumë stresues dhe shumë i lodhshëm. Ne kemi numrin më të vogël të infermierëve për banor.

 

Bota ka nevojë për 25-30 milionë infermierë që janë mungesë në gjithë sistemin shëndetësor në botë. Jo vetëm Gjermania, por të gjitha vendet europiane dhe shtetet arabe kanë nevojë për infermierë. 5-6 vitet e kanë ikur nga Shqipëria rreth 6 mijë infermierë”, tha Skënderi.

 

 

Më shumë

Konsumi i alkoolit dobëson gjithmonë trurin

Konsumi i alkoolit, në çfarëdolloj sasie, shkakton zvogëlimin e vëllimit të lëndës gri të trurit dhe ndikon tek kujtesa.   Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel […]

BE ndalon përdorimin e AstraZeneca

Komisioni Europian nuk do ta rinovojë kontratën me kompaninë AstraZeneca për të marrë doza të tjera kundër COVID-19 nga kompania anglo-suedeze.   Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Europian, një ditë pasi BE-ja ritheksoi mbështetjen për vaksinën e Pfizer – BioNtech, duke nënshkruar një marrëveshje të re […]

OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim emergjent vaksinën kineze kundër koronavirusit, Sinovac.   Kjo është vaksina e parë e zhvilluar në një vend joperëndimor që merr miratimin e OBSH-së.   Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera.   Drita […]

Autonomia spitalore nis nga Fieri

Spitali i Fierit do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administartiv” Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu e cila tha se spitali ka përfunduar dhe do të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara