Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899, Jeta dhe vepra e tij është gjerësisht e njohur. Sidoqoftë, ca pjesë të punës së tij nuk janë të ditura për publikun e gjerë.
Më 15 korrik 1939 revista letrare e Athinës, “Nea Estia” (Vatra e Re), botonte në numrin 302 të saj poezinë “Poradeci” në rubrikën “Poetë bashkëkohorë shqiptarë”, përkthyer në greqisht nga Jani Lili (Viti XIII i botimit, vëllimi 26, numri 302). Poezisë i paraprin një parathënie e shkurtër për jetën dhe artin poetik të Poradecit.
Në këtë ditëlindje të Poetit, AQSH sjell poezinë “Poradeci”, siç është botuar në revistën e Tiranës “Minerva”, 20 tetor 1933, dhe botimin në greqisht tek “Nea Estia”. Fondi personal i Lasgushit gjendet në AQSH
Në nder të poetit të shquar, një prej avionëve civilë të AIR Albania mban emrin e tij.
PORADECI
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…
E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroj më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…
553-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
177 vjet nga lindja e Atit të Kombit, Ismail Qemali
157 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit
150 – vjetori i lindjes i atdhetarit të shquar Mihal Grameno
Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965)
Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës
Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899, Jeta dhe vepra e tij është gjerësisht e njohur. Sidoqoftë, ca pjesë të punës së tij nuk janë të ditura për publikun e gjerë. Më 15 korrik 1939 revista letrare e Athinës, “Nea Estia” (Vatra e Re), botonte në […]
Etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve. Në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, […]
Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, ku mori mësimet e para. Më 1892 mërgon për në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre […]
Lindi në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi. Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në […]