“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.
Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.
Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.
Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.
Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë.
Në të dy rastet baletmaestër ka qenë i madhi Panajot Kanaçi.
Ndërtesa e vjetër e Radio Tiranës do të restaurohet
13 janar 1963 u krye premiera e “Halilit dhe Hajrisë”, të parit balet shqiptar!
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i listuar ndër 50 muzetë europianë më novatorë të 40 viteve të fundit
Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19
“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!
KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”
Me rastin e festave të fundvitit në vitin 2018 një event i jashtëzakonshëm u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për publikun i cili pati një interes të madh për ta ndjekur atë vit. Si një ndër aktivitetet më të suksesshme, shfaqja rivjen për publikun në kushtet që së fundmi […]
Me këngë e valle tradicionale, Gjakova kremtoi ditën e flamurit me festivalin folklorik mbarëkombëtar “N Odën e Malësisë së Gjakovës”. Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë dhjetëra artistë nga mbarë trevat shqiptare. Një moment emocionues ishte parakalimi i artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i zbukuruar me […]
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore që u mbajt në Muzeun Etnografik të Vlorës, 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO-ja. Presidenti Meta uroi veçanërisht korifejtë shqiptarë të polifonisë, ata që “në rolet e […]
Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]