Deri në fund të muajit nëntor, 2020 detyrimet e prapambetura të institucioneve arritën në total rreth 12.8 miliardë lekë, ku rreth 22 për qind e këtij stoku janë detyrime të krijuara në muajt-janar mars 2020.
Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura i takojnë njësive vendore në zërin e investimeve, me rreth 3 miliardë lekë, si dhe ato që duhet të paguhen për llogari të individëve, që kanë fituar gjyqe për largime të padrejta nga puna, rreth 2.6 miliardë lekë.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se nga institucionet bartëse të detyrimeve pjesa më e madhe i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me 2 miliardë lekë në total apo rreth 35 për qind të gjithë stokut.
Por, zinxhiri i problemeve që shkaktoi pandemia gjatë vitit 2020 është reflektuar edhe tek financat e bashkive në vend. Këto të fundit, së bashku deklarojnë humbje në të ardhurat nga taksat, tarifat dhe të ardhurat nga burimet e veta.
Sipas Ministrisë së Financave, në 9-mujorin e parë, borxhet e bashkive, arritën në 6. 3 miliardë lekë. Tirana, Kavaja e Lezha kryesojnë listën e borxhlinjve.
Sipas raportit, pjesa më e madhe bashkive, nuk kanë mundur të shlyejnë në kohë këto detyrime ndaj të tretëve, ndërsa deklarojnë se një pjesë të tyre i kanë të trashëguara ndër vite.
Qeveria është angazhuar për shlyerjen në kohë të këtyre borxheve, por efektet e pandemisë dhe tërmetit kanë krijuar detyrime shtesë. Ndërkohë, institucione të tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Shoqatat e Bashkive raportojnë se borxhi i akumuluar është më i lartë.
Cilët janë qytetet me numrin më të lartë të papunësisë në vend
FMN parashikon rimëkëmbje më të madhe ekonomike
Në 2020 rënia ekonomike 3.31%
Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit
Anketa, 89% e personave mbi 60 vjeç mendojnë se pensioni është i pamjaftueshëm për nevoja bazike
Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025
“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.” Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve […]
Qeveria shqiptare do të nënshkruajë marrëveshje me dy kompanitë amerikane Exxonmobile dhe Excelerate Energy të cilat do të marrin përsipër të riparojnë e të venë në punë termocentralin e Vlorës. Njoftimi është bërë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila ka publikuar një letër që zv/Sekretari i Shtetit për […]
Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë tha se korrupsioni është një ndër 3 pengesat kryesore të bizneseve në Shqipëri. Sipas drejtuesit të Dhomës Amerikane, Enio Jaço, është nevojë urgjente përmirësimi i klimës së biznesit përmes 40 rekomandimeve të hartuara nga komuniteti i biznesit. Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë bëri sot të […]
Viti 2020 është mbyllur me një nivel mjaft të lartë detyrimesh të papaguara nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore. Ministria e Financave ka publikuar totalin e detyrimeve të prapambetura nga administrate publike, të cilat arrijnë në total 23.8 miliardë lekë, afërisht rreth 280 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e detyrimeve […]