e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë.

Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në.

Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe tjetri është në tranzit në një vend të tretë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ndalesa ndodhi për shkak të mungesës së vizave dhe ai ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte siguruar ende lejet për ekipin “duke pasur parasysh se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtojë në minutën e fundit”.

Ai shtoi se kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë për të theksuar “se misioni është një përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar”.

 

Çfarë thotë Kina?

Pekini tha të mërkurën se vonesat në një mision të planifikuar prej kohësh nga ekspertët e OBSH-së në Kinë nuk janë “vetëm një çështje vizash”.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, u tha gazetarëve se bisedimet po vazhdonin midis palëve mbi “datën specifike dhe rregullimin specifik të vizitës së ekipit”.

“Çështja e gjurmimit të origjinës është tepër e komplikuar. Për të siguruar që puna e ekipit ndërkombëtar të ekspertëve në Kinë të shkojë normalisht, ne duhet të kryejmë procedurat e nevojshme dhe të bëjmë rregullimet përkatëse”, tha Hua.

Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 u zbulua për herë të parë në Vuhan në fund të vitit 2019, dhe shumë shpejt u përhap në tërë botën.

Sidoqoftë, vëzhguesit thonë se Kina tani po kërkon të distancohet nga lidhjet e saj të hershme me koronavirusin. Në periudhën e fundit ajo po thekson sukseset e saj në luftimin e pandemisë.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve fillestare për virusin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, disa herë e ka quajtur koronavirusin “një virus kinez”.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, deri më tani në botë janë infektuar me koronavirus mbi 84 milionë persona, prej të cilëve mbi 1 milion e 800 mijë kanë vdekur.

Të dyja shifrat besohet të jenë më të larta. REL

Më shumë

Nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Doza e tretë e vaksinës anti – Covid për personat mbi 60 vjeç është hapi tjetër që pritet të nisë këtë të hënë në Shqipëri.   Komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit të saj vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë. […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

“Pacienti zero” i COVID-19 në SHBA mund të jetë prekur në prill të vitit 2019

Tani gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një sfidë e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Matematikanët kanë filluar të përdorin metodat e analizës në bazë të të dhënave të mëdha për të gjetur “pacientin zero”.   Të mërkurën, platforma e parapublikimit të artikujve shkencorë e Akademisë së Shkencave të Kinës (ChinaXiv) publikoi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara