e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

14 maji 2020 – Ditë Botërore e lutjes, agjërimit dhe e veprave bamirëse, për çlirimin e globit nga koronavirusi.

 

Nisma, në të cilën marrin pjesë të gjitha fetë, është e “Komitetit të Lartë për vëllazërimin njerëzor”, i cili frymëzohet nga Dokumenti për Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed al-Tayyeb, më 4 shkurt 2019.

 

Kreu i Komitetit, kardinali Miguel Angel Ayuso Guixot, i nxit “vëllezërit” që besojnë në Hyjin Krijues t’ia kushtojnë ditën e 14 majit reflektimit e lutjes, qё Hyji i Tejetlartё ta shikojё botën që po përballet me koronavirusin dhe ta mbrojë njerëzimin, ta ndihmojë për ta kapërcyer pandeminë, t’ia kthejё sigurinë, qëndrueshmërinë, shëndetin dhe begatinë, duke e bërë më vëllazëror.

 

Komiteti i Lartë i Vëllazërisë Njerëzore (Higher Committee of Human Fraternity), është themeluar pas takimit historik të Papa Franceskut me Imamin e Madh, Shejhun e Ez’herit Prof. Dr. Ahmed el Tajjib, të cilët u takuan para një viti në Abu Dhabi me dt. 4 shkurt 2019 për të firmosur Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore.

14 maj 2020

 

 

Mesazhi i Papa franceskut per diten e lutjeve me 14 maj

Sot dite agjerimi dhe lutjeje bashke me te gjithe njerëzit e çdo besimi fetar per t’i kerkuar Zotit, Hirin e sherimit nga kjo pandemi!

Posted by Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë on Thursday, May 14, 2020

Më shumë

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit

Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Gjon Vladimirit, Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit, në Manastirin që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit, ishte një ditë e veçantë për besimtarët orthodhoksë. Ky akt, i shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi dhe Imzot Andoni, […]

80 vjet më parë u dha Autoqefalia e Kishës Ortodokse

Më 12 prill u mbushën 80 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin Orthodhoks të vendit tonë – dhënia e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo ngjarje e futi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si të barabartë në familjen e Kishave Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, në studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga ditët apostolike […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara