e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit me 18 prill 1881 kundër ushtrive osmane. Afër 4.000 vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione të armatës së Dervish Pashës, me rreth 15.000 ushtarë e oficerë të pajisur me armatimin më të mirë të kohës. Forcat osmane morën Shkupin në fund të marsit dhe marshuan drejt Ferizajt për të nënshtruar Fushë-Kosovën.

Forcat shqiptare me M. Sokolin dhe A. Ibrën zunë vend afër Shtimes, ndërsa një pjesë tjetër pranë fshatit Slivovë.

Luftimet u zhvilluan prej 18 deri 20 Prill 1881. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e ushtrisë osmane dhe kundërsulmuan disa herë.

Në një nga këto kundërsulme Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut.

Më 21 prill, shqiptarët, për shkak të epërsisë të armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan ndeshje në Dukël dhe Suharekë, për të penguar ushtrinë osmane të hynte në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.

 

 

Më shumë

5 Maji, Dita e Dëshmorëve

Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. […]

82-vjetori i Pushtimit Italian të Shqipërisë

Tetëdhjetë e dy vjet më parë, në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste. Trupat italiane komandoheshin nga gjenerali Alfredo Guzzoni, i cili kishte të gatshme një ushtri prej 40 mijë vetash dhe armatime të shumta. Mëngjesi i 7 Prillit të vitit […]

110 vjetori i kryengritjes antiosmane në Malësinë e Madhe

Banorë të Malësisë së Madhe, në dy anët e kufirit, përkujtuan të martën në Hot 110 vjetorin e Kryengritjes antiosmane të Malësisë, një ngjarje e rëndësishme për historinë kombëtare të shqiptarëve, e cila i parapriu shpalljes së Pavarësisë.   E udhëhequr nga prijësi popullor Dedë Gjo Luli dhe mbështetur nga intelektualët më në […]

30 Vjetori i masakrës së 2 prillit në Shkodër

Këtë vit mbushen 30 vite nga masakra e 2 prillit 1991ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodran. Pavarësisht pandemisë një prej organizatorëve të 2 prillit, Harris Murana i cili mbeti edhe i plagosur rëndë i kujton qytetarëve të Shkodrës që të mos e harrojnë 2 prillin, aq më tepër në këtë vit jubilee të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara