Aroma e këtij specialiteti tipik shqiptar mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për t’u mbledhur menjëherë rreth tryezës e për ta shijuar menjëherë.
Pula me lëng është një traditë e vjetër e kuzhinës tradicionale shqiptare e përgatitur dikur si një gatim special sidomos në fshatrat e jugut të Shqipërisë.
Kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë, atëherë zonjat e shtëpisë zgjidhnin pulën më të majme për ta gatuar atë sipas recetës që do të gjeni më poshtë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën autentike të përgatitjes së këtij gatimi fantastik në shtëpi.
1 pulë e freskët
2-3 lugë gjelle miell misri
2 thelpinj hudhra
1 kokërr qepë mesatare
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë i freskët
1 lugë gjelle salcë domatesh
Kripë
Piper i zi
Si fillim pastroni mirë pulën e freskët e më pas ta prisni atë në copa.
Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr. Hidhni vajin e ullirit dhe pak gjalpë, shtoni qepën e grirë hollë.
Kaurdiseni derisa volumi i qepës të bjerë. Më pas, shtoni copat e pulës dhe kaurdisini bashkë me qepën.
Shtoni ujë derisa copat e pulës të mbulohen. Hidhini kripë dhe lëreni të ziejë.
Nëse dëshironi për më shumë aromë mund të shtoni një gjethe dafinë.
Në momentin kur mishi i pulës të jetë i zbutur dhe i zierë, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak vaj ulliri dhe pak gjalpë dhe skuqni miellin e misrit duke e përzierë vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë të verdhë të artë.
Kur mielli zverdhet të shtoni hudhrat e shtypura dhe vijoni t’i përzieni e më pas shtoni salcën e domates.
Kaurdiseni vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen kokërriza dhe nga pak nisim të hedhim lëngun e mishit të pulës.
Vijojmë t’i përziejmë derisa të hedhim të gjithë lëngun dhe masa të behet homogjene.
Masën e lëngut të trashur të pulës e hedhim në një tavë dhe sipër vendosim thelat e mishit të pulës. Sipër i spërkasim me pak piper të zi dhe disa pika gjalpë të freskët.
E fuqim të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë dhe e lëmë për 15-20 minuta.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me ssallata të freskëta të stinës.
Japrak me gjethe rrushi – Shije fantastike nga tradita
Ëmbëlsira e Pranverës – Receta e Vjetër e Traditës Arbëreshe
Pulë me lëng me miell misri – një recetë e ngrohtë plot shije dhe vlera
Petulla me nenexhik, djathë e hudhra – për të kënaqur nepsin dhe oreksin
Koha për të përgatitur dollma–japrak, me lakër të bardhë – më të shijshmet e Traditës Shqiptare
Jahni me presh dhe mish viçi – receta dimërore
Të vizitosh Beratin, në vendin më të bukur. Shijon gjithë shijet e mundshme, bukurinë e natyres, kulturën, artin si dhe shijen e aromën e mrekullueshme të ushqimit të cilën ofron. Mon Blani është ëmbëlsira karakteristike e këtij qytetit. Beratasit e konsiderojnë si tradicionale ëmbëlsirën dhe një pjesë e mirë e tyre mendojnë se emri i saj […]