e enjte 25 shkurt 2021
e enjte 25 shkurt 2021

 

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll është një shoqëri patriotike, kulturore, arsimore e themeluar më 12 Tetor 1879 me nismën e “Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”. Në krye të saj u zgjodh Sami Frashëri.

 

Këshilli qendror përbëhej nga nga Abdyl Frashëri, Pasho Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Zija Prishtina, Hoxha Tahsini etj. Kjo shoqëri njihet edhe me emrat “Shoqëri e Stambollit” dhe “Shoqëri e Shkronjëzave”.

 

Platforma e kësaj Shoqërie u përcatua në statutin themeltar (Kanonizmën), të cilin e nënshkruan 28 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga gjithë Shqipëria.

 

Qëllimi kryesor ishte: “Të mësuarit e të ndriturit të kombit tonë”, “të ngjallurit e gjuhës shqip e të bashkuarit e dialekteve të saj” (Sami Frashëri).

 

Ajo shtronte para vetes detyra me karakter kombëtar, si: lëvrimin e gjuhës shqipe dhe krijimin e gjuhës letrare, zhvillimin e letërsisë kombëtare, çeljen e shkollave shqipe, ngritjen e një shtypshkronje, botimin e librave (kryesisht teksteve shkollore) dhe të një organi periodik, veprimtarinë kundër prapambetjes ekonomike e sociale etj.

 

Për realizimin e platformës së saj, Shoqëria themeloi degë, sidomos në kolonitë shqiptare, miratoi alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe të paraqitur nga Sami Frashëri, i cili quhet edhe “Alfabeti i Stambollit”, botoi “Alfabetaren e gjuhës shqip”.

 

 

Më shumë

Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900)

Lidhja Shqiptare e Pejës është një organizatë politike-ushtarake mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.   Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar 1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, […]

30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.   Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]

Festa e Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Normalja e Elbasanit mbush 111 vjet: Përkujtohen mësuesit e parë

Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.   Dokumentat dhe objektet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara