e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Është ndarë nga jeta Lefter Çipa, poeti i dhe autori i 1250 këngëve të polifonisë shqiptare. Familja Çipa ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë në orët e para të së enjtes, 18 shkurt 2021, pas vuajtjes dhe lëngatash fizike.

 

Lefter Çipa është një ndër poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1970-2021. Autor i 18 librave të botuar me poezi dhe një kolane në proces redaktimi për botim. Shumicën e librave të këtij autori tipologjik i ka botuar Shtëpia e njohur botuese “TOENA” në Tiranë. Ndër librat më të qarkulluar të këtij autori me poezi janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, ” Flet princi i polifonise”, ” Engjej te polifonise”, ” Vij nga drita”, “Endrra neper duar”, ” Njerez me drite” etj.

 

 

Konsiderohet “princi i sotëm” i polifonisë shqiptare. Autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

 

 

 

Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

 

 

Ky autor ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar.

 

Lefter Çipa ka botuar një numër të shumtë artikujsh për autorë dhe përfaqësues të shquar të letërsisë kombëtare shqiptare. Ka një arkiv të pasur me dokumente që flasin për fondin autentik të vlerave polifonike shqiptare në Bregdetin e Himarës dhe zonat e tjera arbërore. Shumica e personaliteteve më të shquara të kulturës, mendimit dhe kërkimit shkencor kulturologjik kanë përcjellë vlerësime dhe publikime të rralla vlerësuese për veprën, kontributin dhe vlerat shumëplanëshe të këtij autori dhe organizatori të shquar të veprimtarive polifonike dhe folklorike shqiptare në gjithë hapësirën.

 

 

Lefter Çipa mbahet mend si bashkëorganizatori dhe autor i teksteve te  trios së famshme Vlonjate. Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

 

Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i Kombit”.

 

 

 

Shpirti im në amanet!

 

Nga Lefter ÇIPA-

 

Shpirti im në amanet

Ikën zogjtë, ika unë,

Lamtumirë o miq dhe shokë!

Do shkoj atje ku kam punë,

Do shkoj në një tjetër botë.

 

Ndaj mos pyesni për mua,

Se kështu kanë ardhur kohët,

Do largohem, dua s’dua,

Dhe lundër, do të bëj lotët.

 

Andej do të jem për vite,

S’dihet sa vjet do largohem?!

Veç mos më thoni që vdiqe,

Se një ditë, prapë do kujtohem.

 

Do kujtohem të vij prapë,

T’u takoj me ju të çmallem,

Dhe në mbetsha m’atë anë,

Do ngjallem, për ju do ngjallem!

 

Dhe një mal të kem mbi vete,

Dhe të kem një mal me gurë,

Shpirti im me amanete,

Do vij shpejt të puth flamurë.

 

Të shikoj shtizën e lartë,

Që kanë merak kurbetlinjtë,

Prandaj shokë do vij prapë,

Do vij prapë,… ndonjë ditë.

 

 

Më shumë

7 vjet pa Usta Laverin

Sot mbushen 7  vjet nga ndarja e nga jeta e Usta Laver Bariut.   Ustai Laveri ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare në klarinetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pëveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, ai mund […]

Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës

16 janar 2020- Xhevdet Ferri     Aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas ishte diagnostikuar me kancer. Aktori me shumë role kryesore lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet […]

121 vjetori i lindjes së poetit Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899, Jeta dhe vepra e tij është gjerësisht e njohur. Sidoqoftë, ca pjesë të punës së tij nuk janë të ditura për publikun e gjerë.       Më 15 korrik 1939 revista letrare e Athinës, “Nea Estia” (Vatra e Re), botonte në […]

Pjetër Budi (1566-1622) – Shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare, klerik i lartë katolik, veprimtar i lëvizjes çlirimtare kundërosmane

Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famulltar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua Vikar i përgjithshëm i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara