Albanian Profile
e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të qytetit ku sot ndodhet ndërtesa e Presidencës së Republikës.

 

Ajo kishë e vjetër u shemb më 1937, kur po ndërtohej Bulevardi i kryeqytetit të ri.

 

Komuniteti ortodoks, i kryesuar, atëkohë, nga Fortlumturia e Tij Kristofor Kissi, bleu një truall në kodrat pak më në jug të kishës së parë, ku u ndërtua dhe kisha e re. Vetë komuniteti dëshiroi që projekti t’i besohej arkitektit Skënder Luarasi, kurse zbatimi firmës italiane “Ing. Lucca e Co., Milano”, siç dëshmonte dikur dhe pllaka e mermertë që ndodhej në fasadën e kishës. Ndonëse dashuria për ta përfunduar ishte e madhe, vonesat e kohës bënë që kisha të përurohej më 1945, kurse më 1968, pas ndeshtrashave të kohës, u shtetëzua dhe u shndërrua në bark-restorant.

 

Iu kthye komunitetit më 1993, pas kërkesave të vazhdueshme të besimtarëve.

 

Në këto fotografi të datës 15 korrik 1941, pikërisht 80 vjet më parë, paraqiten pamje nga ndërtimi i kishës së Shën Prokopit, fotografuar nga Istituto Luce dhe që sot ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror.

 

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara