e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

Më 28 shkurt të vitit 1870 veziri i madh i Perandorisë Osmane Ali pasha njohu të drejtën e bullgarëve të kenë kishë të pavarur të ndarë nga Patrikana e Kostandinopojës. Pas luftërave shumëvjeçare për pavarësi kishtare bullgare, sulltan Abdull Azis botoi një ferman me të cilin themelohej ekzarkinë me vete kishtare bullgare në kuadrin e Patrikanës së Kostandinopojës. Fermani i cili mishëronte shpresat e klerit ortodoks bullgar dhe besimtarëve u prezantua para kolonisë bullgare në kryeqytetin perandorak më 1 mars nga amvona e kishës së vjetër “Shën Stefani”.

 

 

 

Fermani ka të bëjë me themelimin e institucionit të parë bullgar të njohur zyrtarisht pas afro 500 vjetëve të mungesës së shtetësisë dhe 40 vjetëve të luftërave kombëtare – tregon para Radios Kombëtare Bullgare drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare docentja Krasimira Aleksandrova. – Sipas fuqisë së fermanit të sulltanit dhe statutit ekzarkik hartuar nga Tubimi Kishtar Popullor thirrur në Stamboll në vitin 1871 Ekzarkia Bullgare u njoh përfaqësuese zyrtare të popullsisë bullgare në Perandorinë Osmane.”

Fermani dygjuhësor i sulltanit Abdull Azis zë vend qendror ndër dokumentet origjinale të prezantuara në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje me rastin e përvjetorit të 150-të të themelimit të Ekzarkisë Bulglare.

Ndër materialet grafike dhe fotografitë e shumta nga koleksioni i bibliotekës në ekspozitë paraqitet dhe një dokument tjetër unik – dekreti i sulltanit Abdull Azis për emërimin e  Ekzarkut Antim I.

 

Dokumenti është nga 12 prilli i vitit 1872. Ai bën përshtypje me kaligrafinë e bukur dhe me përmasat – 1.50 metra me 75 centimetra. Gjatë viteve arritëm të ruajmë këtë dokument të rëndësishëm – thekson docentja Aleksandrova dhe shton: – Dallimi midis fermanit dhe dekretit është se fermani cakton krijimin e ekzarkisë, ndërsa dekreti – emërimin e ekzarkut të parë.

Detyra jonë dhe e pasardhësve tanë është të ruajmë kujtesën për ata bullgarë të mëdhenj të cilët punuan në Stamboll me atdhedashësi, guxim, mjete personale për krijimin e ekzarkisë. Në Bibliotekën Kombëtare ruajmë ato dokumente dhe synojmë t’u prezantojmë njerëzve me raste të ndryshme. Do të jetë mirë të njohim historinë tonë sepse ajo është burimi i sedrës dhe krenarisë sonë kombëtare.

Në ekspozitë mund të shihen edhe një hartë e Bullgarisë, e cila cakton kufijtë e krahinave bullgare të afirmuara me fermanin e sulltanit nga 19 shkurti i vitit 1870.

 

Ekspozita kushtuar themelimit të Ekzarkisë Bullgare mund të shihet deri në mesin e muajit mars.

Përpilues: Elena Karkallanova (intervistë në programin “Horizont” të BNR-së)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BTA dhe arkiv

 

Radio Bullgaria

28 shkurt 2020

Më shumë

Përshkallëzim i luftës për pushtet

Presidenti i Bullgarisë Radev ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të sjelljes “mafioze”. Në këtë mënyrë ai reagoi ndaj bastisjeve të fundit në zyrat presidenciale.   “Dalja nga situata e tanishme është: Dorëheqja e qeverisë dhe prokurorit të shtetit”, deklaroi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, në një paraqitje televizive pas bastisjeve të fundit […]

Covid-19 në Bullgari: Dita 38

Doli nga spitali infektuari më i ri në Bullgari – djalë 1 vjeç 713 janë rastet e Covid-19 në Bullgari, njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar. Më 14 prill u regjistruan 18 raste të reja. 12 prej tyre janë në Sofje, 1 në Pllovdiv, 2 në Smoljan, 3 në Kjustendill. 209 prej pacientëve janë të hospitalizuar. 29 […]

41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov

Më 10 prill mbushen 41 vjet nga fluturimi i kozmonautit të parë bullgar. Në këtë datë në vitin 1979 në orën 20:30 sipas orës lokale të Moskës është lëshuar në orbitën e Tokës anija kozmike “Sojuz-33” me ekuipazh ndërkombëtar – komandanti rus Nikollaj Rukavishnikov dhe studiuesi bullgar Georgi Ivanov. Fluturimi i tyre ka vazhduar 1 […]

Shkencëtarë bullgarë kanë përpunuar filtër kundër COVID-19

Shkencëtarë bullgarë kanë krijuar një filtër për pastrimin e ajrit prej ndotësve mekanikë, kimikë dhe biologjikë. Sistemi me ciklon fluidësh është një përpunim bullgar dhe është një teknologji e gatshme për asgjësimin e viruseve dhe baktereve – përfshin këtu dhe COVID-19, tha për BNR doktoranti Viktor Stojanov. Efikasiteti i teknologjisë është mbrojtur me një sërë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara