Më 13 Janar 1871, u lind në Korçë një ndër veprimtarët më të zëshëm të çështjes sonë kombëtare, luftëtar me çetën e Çerçiz Topullit, botues dhe shkrimtar shqiptar.
I shkolluar në nisje në vendlindje, ishte viti 1885 kur mërgoi drejt Rumanisë. Në Bukuresht u lidh me lëvizjen kombëtare shqiptare dhe një vitin 1889, Mihal Grameno u zgjodh Sekretar i Shoqatës “Drita”.
Në viti 1907 iu bashkua çetëtës së Çerçiz Topullit dhe mori pjesë në vrasjen e peshkopit grek te Guri i Cjapit për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, i vrarë nga grekët në Selanik.
Si gazetar bëri të mundur raportin e përleshjes së çetës në Mashkullorë. Po atë vit në nëntor përfaqësoi Klubin e Korçës në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1909 Grameno themeloi në Korçë Lidhjen orthodokse dhe redaktonte të përkohshmen e përdyjavshme me të njëjtin emër që botohej gjatë viteve 1909–1910. Grameno u arrestua në vitin 1910 nga autoritetet osmane për punën e tij në gazetën “Bashkimi i Kombit”.
Gjatë kryengritjeve të vitit 1911 Grameno kryente ndërlidhjen mes grupeve të çetave ndër viset shqiptare dhe prijësve të lëvizjes kombëtare në Stamboll për të koordinuar kryengritjet.
Më 1 shkurt 1911 nisi të botojë një tjetër gazetë: të përjavshmen “Koha” të cilën edhe e redaktonte, së pari të botuar në Korçë dhe më pas në Jamestown, New York ku jetoi nga 1915 deri më 1919.
U kthye në Evropë për të përfaqësuar Partinë Politike të shqiptaro-amerikanëve në Konferencën e Paqes në Paris dhe si korrespondent i gazetës “Albania” që botonte A. G. Naçe në New York.
Pas një viti u kthye në Shqipëri.
Pas shpërthimit të Luftës I Botërore u detyrua të largohej në SHBA, ku vazhdoi të punojë për çështjen kombëtare deri më 1920, kur u kthye në atdhe. I sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore. Vdiq në Korçë më 5 shkurt, 1931. Për meritat të posaçme në në dobi të atdheut dhe çështjes shqiptare, i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.
Mihal Grameno është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Kështu përmendim novelat e tij “Oxhaku” (1909), “E puthura” dhe “Varri i Pagëzimit”. Ai shkroi dy veprat: komedinë “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe dramën historike “Vdekja e Pirros” (1906), të cilat trajtojnë tema patriotike. Gjithashtu, Mihal Grameno drejtoi gazetat “Lidhja orthodhokse” (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926). Vdiq në Korçë më 1931.
177 vjet nga lindja e Atit të Kombit, Ismail Qemali
157 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit
150 – vjetori i lindjes i atdhetarit të shquar Mihal Grameno
Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965)
Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës
121 vjetori i lindjes së poetit Lasgush Poradeci
Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famulltar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua Vikar i përgjithshëm i […]
Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, ku mori mësimet e para. Më 1892 mërgon për në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre […]
Lindi në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi. Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në […]
Sot shënohet 120 vjetori i vdekjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri. Me kërkesë së Qeverisë së Mbretit Zog, në 3 qershor 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, u sollën në Shqipëri eshtrat e Naim Frashërit. Në foto, ceremonia e varrosjes së eshtrave të Naim Frashërit në oborrin e Kryegjyshatës […]