e shtunë 17 prill 2021
e shtunë 17 prill 2021

 

Gjergj Qiriazi (1868-1912) ka lindur në manastir më 1868. Ai ndoqi shkollën greke në Manastir dhe kolegjin amerikan në Samokov. Pasi përfundoi kolegjin Gjergj Qiriazi filloi punë në Shoqërinë Biblike Britanike. Pas vdekjes së të vëllait,

Gjerasim Qiriazit më 1894, ai mori drejtimin e shkollës së vashave në Korçë, kurse më 1908 ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Gjergj Qiriazi ishte një nga themeluesit e gazetës “Bashkim’ i kombit” më 1909. Ai ka botuar një përmbledhje me vjersha fetare me titullin “Kënkë të shenjtëruara”, Sofje 1906. Gjergj Qiriazi u shqua edhe në botimet e teksteve shkollore.

Ai botoi një tekst për fizikën, “Fizika”, Bukuresht 1899, si dhe një numër artikujsh në organet e shtypit të kohës. Gjergj Qiriazi ka vdekur në Manastir më 30 dhjetor 1912.

27.3.2021

Më shumë

Zef Seremben – poeti me shpirt të trazuar…

…Arbria matanë detit, na kujton Se ne të huaj jemi te ky dhe! Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron Që ne turku na la pa Mëmëdhe… Zef Serembe (Giuseppe, 06.03.1843 – 1901) është poet lirik arbëresh. Ai lindi më 6 mars të vitit 1843 në Strigar të Kozencës. Ndoqi studimet në kolegjin e […]

85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Ismail Kadare është poet e prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Ai është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX. Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër, ku kreu arsimin e mesëm.   Në vitin 1958 u diplomua në degën […]

7 vjet pa Usta Laverin

Sot mbushen 7  vjet nga ndarja e nga jeta e Usta Laver Bariut.   Ustai Laveri ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare në klarinetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pëveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, ai mund […]

Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824)

Poet romantik anglez. Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara