Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Një incident i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, kur në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri sekretari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni 27 vjeç. Mësohet se personi që ka qëlluar është Ndriçim Jonuzi, me të kaluar kriminale, i cili mbante dhe mbiemrin Tahiri. I dënuar më parë në Itali, ai kishte vuajtur 8 vjet burgim në Shqipëri. Sipas policisë, Jonuzi “dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve”.

Por për Partinë Demokratike, ngjarja ka qenë e provokuar dhe e nxitur politiisht. Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma e cila mbulon pikërisht zonën e Kavajës, tha se Jonuzi, i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë me uniformë të Policisë Bashkiake, i ka kërkuar Okshtunit të largojë makinën dhe më pas ka hyrë në zyrën elektorale duke e qëlluar. Sipas zonjës Duma, agresori Jonuzi, është gjithashtu një biznesmen që ka fituar tendera nga Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga socialistët.

Për motive politike foli edhe kryetari demokrat Lulëzim Basha i cili shkoi në Kavajë, menjëherë pas ngjarjes. “Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD-së, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, dhe Kavaja e Shqipëria fiton. Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor e që hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me aktet e dhunës tregojnë se këtij rregjimi i ka ardhur fundi”, deklaroi zoti Basha duke bërë thirrje që “le t’ja japim përgjigjen këtij akti burracak, të gjithë masivisht ditën e dielë në kutinë e votimit”.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara