e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Kosova po merr pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender Europe 21” me 330 pjesëtarë, tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Meha.

 

“Pjesëmarrja jonë në ‘Defender Europe 21’ është 330 pjesëtarë dhe do të jetë një validim i kompanisë tonë. Kështu që, ne jemi pjesëmarrës në ‘Defender Europe 21’ dhe është kënaqësi të jemi aty”, tha Meha të mërkurën, teksa raportoi para Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

 

Më 29 prill, në Shqipëri NATO nisi stërvitjen “Defender Europe 21”, që është stërvitja me shkallën më të gjerë që është mbajtur në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë stërvitje po marrin pjesë mijëra forca nga Shtetet e Bashkuara.

 

Ato do të mbajnë stërvitje në gjashtë baza tokësore, detare dhe ajrore në Shqipëri deri më 10 qershor.

 

Duke folur për operacionet jashtë vendit, ministri Meha tha se ato validojnë rrugën e Kosovës drejt aleancës së NATO-s. Ai paralajmëroi se shumë shpejt pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrin pjesë edhe në operacione të tjera.

 

“Sa i përket çështjeve operacionale jashtë vendit, kjo ka domethënie të madhe në rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Së pari është Kuvajti, por jemi duke punuar edhe në drejtime të tjera, do të ju raportoj njëkohësisht. Kështu që shumë shpejt do të marrim pjesë edhe në operacione të tjera jashtë vendit”, tha Meha.

 

Në mars, një kontingjent i FSK-së u nis për në Kuvajt, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.

 

Vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misionin e parë jashtë vendit ishte marrë më 31 dhjetor, 2020.

 

Më 2018, përmes ndryshimeve ligjore ka nisur transformimi i mandatit të FSK-së në forca të armatosura. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

 

Më shumë

Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer në Kosovë

Vizita në Kosovë e dy politikanëve perëndimorë, Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer bëhet vetëm pak javë para se të rinisë dialogu Kosovë-Serbi. Ajo shihet si përgatitje e takimit të parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.   I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, po qëndrojnë […]

Kurti: Bisedimet me Serbinë nuk mund të vazhdojnë njësoj si në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën mbrëma në Bruksel se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk do të jenë njësoj si në të kaluarën dhe se në thelbin e tyre duhet të jetë njohja e ndërsjellë.   Ai i bëri këto komente pas një darke punë të organizuar nga shefi […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

Asnjë parti politike në Kosovë nuk i dënoi sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Përveç Qeverisë, as partitë politike opozitare në Kosovë nuk i kanë dënuar sulmet ajrore të Hamasit në drejtim të shtetit të Izraelit. Për këtë çështje, politika kosovare zgjodhi që heshturazi të mos e ndjek rrugën e SHBA-së. Politikanët kosovarë, si rrallë herë, po heshtin rreth një çështjeje që ka aktivizuar pothuajse çdo shtet në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara