e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese.

Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike.

Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e larta, tregu ofron variante të shumta për çdo kategori individësh në varësi të të ardhurave të tyre.

 

“Ato familje që kanë të ardhura të pakta sigurisht që do preferojnë për të blerë në këto zona të largëta ku çmimet janë edhe më të ulëta, duke preferuar sidomos kreditë. Ndërsa në qendër, në zonën e ish-Bllokut dhe pranë RTSH çmimet shkojnë 3000-3200 euro/m2. Në Unazën e Vogël çmimet shkojnë 1200-1300 euro/m2, kurse nga zonat e Astirit, Freskut, kopshti botanik kanë arritur çmimet nga 400-500 euro/m2 që ishte më përpara në 800-900 euro/m2.”

 

Së fundmi shpjegon eksperti Sila, si rrjedhojë e ofertës së lartë pronarët e tokave po shesin pronat e tyre me çmime edhe më të ulëta se ndërtuesit. Ai shpjegon edhe faktorët.

 

“Duke qenë që është krijuar edhe një ofertë e madhe po ndodh që pronarët e tokave që marrim mesatarisht 40-45% të pallatit kanë filluar të ofrojnë shitjen e pronave të tyre me çmime më të ulëta se ndërtuesit. Kjo pasi ata i duan paratë për nevojat e tyre, për të siguruar të ardhura, por duke parë edhe që nuk i shesin dot me çmimet e ndërtuesit zgjedhin t’i shesin me çmime më të lira. Edhe ato që kanë marrë me klering, vihet re që një pjesë kanë filluar t’i shesin me çmime më të ulëta se i kanë marrë nga ndërtuesit“, thotë eksperti Sila për TCH.

 

Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar çmimet e apartamenteve u rritën me 11% në vend, ku veç Tiranës shtrenjtim panë edhe pronat në zonat bregdetare të vendit.

 

Më shumë

Ndërtimi me 20,3%, me peshën më të lartë në totalin e huadhënies

Investimet në ringritjen e tregut të pronave, programi i Rindërtimit dhe projektet në vepra strategjike infrastrukturore, po vijojnë të mbështeten financiarisht nga sistemi bankar.   Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin qershor ndërtimin përbënte 20.3% të kredisë së re dhënë për kompanitë private, duke arritur peshën më të lartë në […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

“Suezi” ndikon dhe në Shqipëri: Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”   Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara