e shtunë 27 nëntor 2021
e shtunë 27 nëntor 2021

 

 

Ajrin më të pastër në Evropë e ka qyteti suedez Umeo, e pasuar nga Tampere në Finlandë dhe Funshal në Portugali, e kjo është konfirmuar nga agjencia evropiane për Ambient (EEA).

 

E qytetet me ajrin më të ndotur janë Sonch në Poloni dhe Kremona në Itali. Banorët e më shumë se gjysma e 323 qyteteve ku është matur cilësia e ajrit gjatë viteve 2019-2020, thithin ajrin e ndotur – e pjesa më e madhe e tyre janë në Poloni dhe Itali, transmeton Telegrafi.

 

Cilësi të mirë të ajrit e kanë 127 qytete, që do të thotë se në këto vende niveli i pluhurit është më i vogël se 2,5 mikrometër (PM2,5) nën përqindjen e lejuar nga 10 mikrogramë për metër kub ajër që e ka përcaktuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Në top dhjetëshen e qyteteve me koncentrimin prej PM2,5 gjenden dy qytete suedeze – Stokholmi dhe Upsala, tri në Estoni – Talini, Narva dhe Tartuja si dhe Bergeni në Norvegji dhe Salamanka në Spanjë.

Më shumë

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur. Raporti vlerëson ndikimin e klimës në […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

Raporti i OKB-së për klimën, “kod i kuq për njerëzimin”

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, njerëzit pa dyshim janë fajtorë për ndryshimet globale të klimës – ndërsa kërkohen urgjentisht shkurtime masive të gazrave që shkaktojnë efektin serrë nëse bota dëshiron të shmangë një ngrohje katastrofike. Gjetjet e raportit janë miratuar nga 195 qeveri në botë.   Në ishullin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara