e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Me rastin e 100 vjetorit të hapjes së shkollës së parë Bujqësore Lushnje,  Drejtoria e Përgjithshme iu bashkua organizimit të eventit të zhvilluar nga bashkia Lushnje për jubileun e shkollës.

Pjesë e organizmit ishte shfaqja e një dokumentari mbi historikun e Shkollës Bujqësore Lushnjë, shpërndarja e Certifikatave të Mirënjohjes për kontribuesit e shkollës, vizitë në panairin me prodhuesit lushnjarë të fidanëve frutorë dhe të perimeve, si dhe vizitë në ekspozitë me foto, dokumente mbi historikun e Shkollës Bujqësore Lushnje.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, drejtori i Muzeut Lushnje Niko Ferro, përfaqësues nga DPA si dhe mjaft personalitete të tjera.

DPA kontriboi me disa materiale arkivore mjaft interesante në bashkëpunim me Muzeun e Lushnjes. Shkolla bujqësore është një nismë e shtetit shqiptar për t’i dhënë një vëmendje degës kryesore të ekonomisë së vendit në atë periudhë, bujqësisë. Vëmendja e shtetit bëri që shkolla të ishte pranë një ferme ku edhe studentët të vendosin në praktikë njohuritë të cilat i merrnin në shkollë. Në këtë shkollë vinin nxënës nga e gjithë Shqipëria. Shkolla u mbyll në mesin e viteve 20’ dhe u rihap në 1928, u mbyll në fillim të 1930 dhe u rihap më 1937.

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara