e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Dy viktimat e shkaktuar nga Koronavirusi në vendin fqinj, Itali kanë ngritur në këmbë strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

“Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e shpërdarë për mediat.

Vendimet e Task Forcës

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me Koronavirus në këto vende.

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Personat e infektuar nga Koronavirusi në Itali tashmë janë 28, qindra persona të tjerë janë nën vëzhgim, ndërsa 50 mijë njerëz janë izoluar në dhjetë bashkitë e karantinuara në zonën e Lodigiano.

Ndërkohë, në Kinë, aty ku e ka prejardhjen edhe virusi COVID-19, u raportua një tjetër ulje e të infektuarve, por një rritje e numrit të fatalitetit. Autoritetet shëndetësore konfirmuan 889 raste të premten, duke e çuar numrin total të infektuarve në 77,654 ndërsa 2.360 kanë mbetur viktima.

 

21 Shkurt 2020- Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID – 2019

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 76 740 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
  • Azi: 76 016 raste të konfimuara 2246 vdekje
  • Afrikë 1 rast i konfirmuar
  • Amerikë: 25 raste të konfirmuara
  • Australi: 17 raste të konfirmuara
  • Europë: 47 raste të konfirmuara
  •                  1 vdekje

 

 

Shteti    Nr i rasteve të konfirmuara (21 shkurt 2020)

Kina                                       75 562

Japoni                                   93

Republika e Koresë         156

Vietnam                               16

Singapor                              85

Australi                                 17

Malajzi                                  22

Kamboxhia                         1

Tajland                                 35

Taivan                                   24

Nepal                                    1

Indi                                        3

Filipine                                  3

Iran                                        5

Sri Lanka                              1

Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni             634

USA                                       16

Kanada                                 9

Finlanda                               1

Franca                                   12

Gjermani                             16

Rusia                                     2

Spanja                                  2

Belgjika                                                1

Suedia                                  1

Anglia                                    9

Italia                                      3

Emiratet e Bashkuara Arabe        9

Egjypt                                   1

Total                                      76 740

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara