Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Gjatë vitit 2020 Parku Kombëtar Butrinti në Rrethin e Sarandës për shkak të pandemisë, të izolimit dhe të mbylljes së kufinjve pati një ulje të numrit të vizitorëve. Sipas drejtorit të këtij Parku Eri Sulo, këtë vit rreth 20 mijë vizitorë erdhën në Butrint, numër ky, shumë më i ulët krahasuar me një vit më parë kur në këtë park kishte  rreth 236 mijë vizitorë, një rekord që nuk u arrit sivjet. Dy muajt me më shumë vizitorë sipas tij, ishin korriku dhe gushti.

“Gjatë vitit 2020 pritshmëritë ishin të ulta, duke ditur që rrethanat në të cilat ndodhemi janë të vështira për të gjithë bizneset. Veçanërisht sektori më i prekur është turizmi dhe kjo nuk do kalonte pa ndikim në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku këtë vit pati një rënie të madhe të numrit të vizitorëve si pasojë karantinave nëpër gjithë vendet, e cila vijoi me bllokim të kufinjve pra moslëvizje të njërëzve.

Natyrisht që vizitorë ka patur por numri nuk është i kënaqshëm për atë që ne përpiqemi të arrijmë dhe për atë që turizmi shqiptar ofron, sidomos vitet e fundit ku infrastruktura, shërbimet dhe standartet janë rritur maksimalisht për ta kënaqur tursitin e huaj por edhe atë vendas të cilët vijnë të frekuentojë mjediset edhe ambjentet në funksion të turizmit.

Në  2019-n, ne shënuam rekordin prej 236 mijë vizitorësh dhe këtë vit kemi patur vetëm rreth 20 mijë  vizitorë. Periudha më e frekuentuar ka qenë muajve korrik dhe gusht që është kulmi i turizmit.

Me daljen e vaksinës, ne shpresojmë që në 6 mujorin e dytë të vitit 2021 të kemi një ndryshim të situatës dhe të përmbushim të gjithë objektivat”, shprehet drejtori i Parkut, Eri Sulo.

 

Parku Kombëtar i Butrintit renditet ndër 10 më të bukurit e Evropës. Është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit. Zemra e këtij Parku Kombëtar, është qyteti i lashtë i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë duke ofruar kështu, një shumëllojshmëri kulturash e periudhash historike të cilat tërheqin vëmendjen e cdo vizitori.

Parku Kombëtar Butrinti në Rrethin e Sarandës:

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Butrint

Kategoria: II

Vendimi me të cilin është shpallur:

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Sarandës. Sipëfaqja aktuale është 9,424.40 ha.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:           

Në Veri: Kuota 88.0 m (4415620.70L/44582.76V), kuotat 168.6 m, 6.2 m, 1.6 m, 2.3 m, ndjek rrugën e Vurgut, kuotën 2.3 m, 116.0 m (Qenurja) (4420179.77L/4408566.59V);

Në Lindje: Kuiota 116.0 m (Qenurja) (4420179.77L/4408566.59V), ndjek rrugën këmbësore dhe kurrizin, kuotën 685.0 m, majën e Miletit (824.4 m), majën e Milles (695.0 m) (4421631.95L/4400001.99V);

Në Jug: Maja e Milles (695.0 m) (4421631.95L/4400001.99V), kuota 16.6 m, kanali i Shëndëllisë, kanali i Vrinës, lumi i Pavllës, kuotat 240.8 m, 213.1 m, kufiri shtetëror me Greqinë, kuotat 95.6 m, 28.7 m (4415068.82L/4395884.51V);

Në Perëndim: Kuota 28.7 m (4415068.82L/4395884.51V), vija bregdetare e detit Jon përfshi dhe ishujt e Ksamilit deri te kuota 88.0 m (4415620.70L/44582.76V).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Duke ndjekur rrugën Sarandë-Butrint.

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:Nën ujin detar takohet një faunë e florë mjaft e pasur, ku vlen të veçohet fanerogami (Halophyla stipulacea) dhe bivalvori (Pinna nobilis), lloje të mbrojtur nga konventat ku Shqipëria aderon. Liqeni i Butrintit ka probleme ekologjike, por është i rëndësishëm në mënyrë të veçantë për iktiofaunën/akuakulturen dhe avifaunën e tij, përfshi dhe liqenin e Rrëzës (Bufit), me të cilin komunikon në lindje. Brënda zonës ruhen njolla të pyllit tipik mesdhetar, mjaft i shprehur me ilqe (Quercus ilicis), rrënjë (Q. robur), vërri (Alnus glutinosa), vidh (Ulmus campestris), frashër (Fraxinus angustifolia) etj, të klasës Qurcio-Ilicis. Faunë e pasur veçanërisht në zvarranikë dhe insekte, mjaft lloje prej të cilëve janë lloje të mbrojtur.

Monumente natyre:

Pylli i Butrintit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Sarandë-Butrint.

Liqeni i Rrëzës: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Sarandë-Butrint dhe më pas duke ndjekur rrugën këmbësore 400 m larg nga rruga automobilistike.

Burimet e kripura të Mullerit: Shkohet duke ndjekur rrugës këmbësore 700-750 m që lidhet me aksin Sorone-Konispol.

Ishujt e Ksamilit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Sarandë-Ksamil dhe me anë të rrugës ujore me distancë pothuajse 150 m nga rruga auto(nacionale).

Kanali i Vivarit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Sarandë-Butrint.

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës: Qyteti antik I Butrintit

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara