e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Data 2 nëntor shënon 20 vjetorin e pranisë së vazhdueshme të njeriut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. NASA thotë se mbi 240 individë nga 19 vende të botës kanë vizituar laboratorin hapësinor. Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni disa nga kujtimet e astronautëve ndër vite.

 

Gjatë dy dekadave të fundit, Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ka qënë strehë e përkohshme për astronautë dhe kozmonautë nga e gjithë bota.

 

Me 2 nëntor të vitit 2000, astronauti amerikan William Shepherd dhe kozmonautët rusë Sergei Krikalev dhe Yuri Gidzenko mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës përmes kapsulës Soyuz, të lëshuar nga një raketë ruse nga Kazakistani. Që nga ajo kohë ka patur edhe 63 ekuipazhe apo ekspedita që kanë punuar dhe jetuar në bordin e stacionit.

 

Ndër punët e zakonshme janë ecjet në hapësirë, për të shtuar pajisje të reja ose për të bërë riparime në pjesën e jashtme të stacionit, eksperimente apo lidhje me video me Tokën.

 

Në vitin 2004, astronauti hollandez Andre Kuipers ofroi për njerëzimin një turne në bordin e anijes, ndërsa kozmonauti në komandë Alexander Kaleri bënte gjimnastikë, një pjesë thelbësore e jetës në hapësirë.

 

“Komandanti i kapsulës Soyuz Alexander Kaleri po bën gjimnastikë për t’u bërë gati për kthimin në Tokë. Kemi pajisje të ndryshme. Raportimet televizive filmohen me këto pajisje. Këtu kemi një tryezë ngrënie. Kemi ujin e ngrohtë dhe të ftohtë dhe këtu gatuajmë. Aty ndodhet kabina e komandantit si dhe tualeti me një pajisje special për të zëvendësuar gravitetin që mungon. Në anën e djathtë bëhet ankorimi i kapsulave. Shpresoj të keni një ide se si duket stacioni hapësinor dhe me se do të merremi gjatë qëndrimin tonë prej katër javësh.”

 

Puna vazhdon çdo ditë të vitit në stacionin hapësinor.Mesazhi për Krishtlindjen për miqtë në Tokë është bërë një traditë e stacionit për astronauten veterane Peggy Whitson, e cila ka shpenzuar dy Krishtlindje në hapësirë.

 

“Të gjithë banorëve të Tokës, ekipi i Ekspeditës 16 ju uron gëzuar stinën e festave,” tha ajo në vitin 2007 ndërsa bëri një saltro me kolegët e ekuipazhit.

 

Lëshimi i anijes hapësinore Atlantis me 8 korrik të vitit 2011 do të shënonte fundin e anijeve hapësinore nga NASA.

 

Astronautët, kryesisht ata që qëndrojnë gjatë në hapësirë, pësojnë humbje të muskujve dhe të kockave si dhe probleme të tjera shëndetësore.

 

Në vitin 2016, astronauti britanik Tom Peak vrapoi 42 kilometra duke marrë pjesë nga hapësira në Maratonën e Londrës, rreth 400 kilometra mbi Tokë.

 

Ekipi i hapësirës gjen edhe mënyra për t’u argëtuar. Në vitin 2016 ata morën pjesë në “Sfidën e Manekinit” në median sociale, ku duken si të ngrirë ndërsa qëndrojnë pezull në ajër.

 

Duke shënuar rekord me qëndrimin më të gjatë në hapësirë prej 665 ditësh me 2 shtator të vitit 2017, astronautja Peggy Whitson tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se çdo ditë sjell diçka të re për stacionin hapësinor.

 

“Çdo ditë mësojmë diçka të re. Gjejmë diçka që prishet në mënyra të ndryshme nga sa pritej dhe mësojmë si t’i rregullojmë gjërat që nuk kishim planifikuar të bënim.”

 

Me 11 tetor të vitit 2018 astronauti amerikan Nick Hague dhe kozmonauti rus Alexei Ovchinin bënë ulje emergjente pas një avarie në motorët e raketës, vetëm pak minuta pas lëshimit nga stacioni i Baikonurit në Kazakistan.

 

 

Në vitin 2019, ekupiazhi shijoi biskotat e para të gatuara në hapësirë. Ndërsa viti 2020 ka qënë sfidues për banorët e Tokës si rezultat i pandemisë së koronavirusit, stacioni hapësinor ka shënuar arritje historike.

 

Në muajin maj, dy astronautë nga NASA Doug Hurley dhe Bob Behnken u bënë pasagjerët e parë që udhëtuan në hapësirë në bordin e një anije nga kompania private SpaceX. Kjo shënoi edhe rikthimin e fluturimeve hapësinore nga toka amerikane për herë herë parë në afro një dekadë.Dy astronautët u kthyen në tokë në muaj gusht.

 

Me 14 tetor, astronautja amerikane Kate Rubins dhe kozmonautët rusë Sergey Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov u nisën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Rubins mori pjesë në zgjedhjet presidenciale amerikane duke votuar nga hapësira me 22 tetor në shtetin e saj të Teksasit, ndërsa Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës feston 20 vjetorin e prezencës së vazhdueshme të njeriut në hapësirë.

 

 

Më shumë

I thanë se kishte 7 fëmijë, gruaja nga Mali lind 9

Një grua nga Mali ka lindur nëntë foshnja, duke shënuar herën e parë që një grua ka sjellë në jetë kaq fëmijë të mbijetuar për një herë.   Halima Cisse, 25-vjeçare ka lindur fëmijët me prerje cezariane më 4 maj në Marok, pasi ka pasur nevojë për trajtim special, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore të […]

Familja mbretërore bëhet me vajzë, vjen në jetë Gelardina II

Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]

I porsalinduri tërheq maskën e mjekut, fotoja bëhet virale

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale.   Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar.   Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]

Moda në kohën e pandemisë, në Paris organizohet sfilata javore përgjatë lumit Sena

Një festim ndryshe është organizuar në Paris për javën e modës, ku marka e njohur pariziene “AMI” I ka paraqitur veshjet në një sfilatë të mbajtur përgjatë lumit të Senës.   Modele femra dhe meshkuj kanë dalë njëri pas tjetrit për të prezantuar krijimet e markës, të cilat stilisti i cilësoi si pjesë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara