e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.

 

Në panelin ndërkombëtar folës kryesorë ishin dy figura të rëndësishme për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, Javier Solana dhe George Robertson, si edhe Josep Borrel përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

 

Robertson: Bullgaria të heqë bllokadën për Maqedoninë e Veriut

 

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Lord George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë të heqë bllokadën në rrugën e integrimit evropian të vendit.

 

“Kur Bullgaria kërkoi anëtarësimin në BE dhe NATO, ata kishin miq të mirë tek unë dhe në selinë e NATO -s. Bullgaria si fqinje kishte një përfitim të madh nga kjo Marrëveshje e Ohrit. Nëse konflikti do të kishte vazhduar në mënyrën tradicionale siç përfundon në Ballkan, Bullgaria do t’i kishte ndjerë ato valë dhe do t’i ndiente edhe sot e kësaj dite. Maqedonia meriton të jetë në BE andaj shpresoj që Bullgaria të heqë bllokadën ndaj Maqedonisë”, apeloi Robertson.

 

Pendarovski: Marveshja e Ohrit nuk kishte alternativë

 

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, tha se tri dokumente dallohen për rëndësinë e tyre për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit, Kushtetuta e vitit 1991, Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 dhe Marrëveshja e Prespës e vitit 2018. Edhe pse Marrëveshja e Ohrit ishte shpesh objekt kritikash, sipas tij as sot askush nuk mund të gjejë një alternativë më të mirë se ajo.

 

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin tim për marrëveshjen, atëherë dhe sot, unë mendoj se ishte përgjigja më e mirë e mundshme e udhëheqjes politike ndaj sigurisë së brendshme të asaj kohe, kontekstit politik dhe historik. Një argument i fortë në mbështetje të kësaj teze është se edhe atëherë dhe sot, edhe kritikët më të ashpër nuk janë në gjendje të ofrojnë një alternativë tjetër të zbatueshme”, tha Pendarovski.

 

Zaev: Pas Ohrit ndërtuam shoqëri të barabartë

 

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Marrëveshja e Ohrit dha mesazhin për mirëkuptim, falje të ndërsjellë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë. Pas Ohrit, vendi ynë po ndërton politika të pjekura, dhe në vend të konflikteve ne po flasim për përparimin ekonomik dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe së bashku me fqinjët tanë ne po krijojmë një Ballkan të Hapur.

 

“Pas Ohrit, ne kemi ndërtuar një shoqëri të barabartë ku të gjithë mund të gjejnë prosperitet dhe një të ardhme më të mirë. Një nga përfitimet më të rëndësishme është se përmes dialogut ne organizojmë jetën tonë, së bashku të përkushtuar ndaj secilit individ dhe qytetar”, ka thënë Zaev.

 

Xhaferi : Marveshja e Ohrit edhe më tej frymon

 

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit edhe më tej frymon dhe se vendi synon përmbushjen e qëllimit të dytë strategjik, anëtarësimin e vendit në BE.

 

“Sfidat nuk shteren dhe rrugëtimi ynë si shtet do të rrumbullakohet atëherë kur të përmbushim edhe përcaktimin dhe qëllimin tonë të dytë strategjik si vend, respektivisht pas anëtarësimit në NATO, të fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian “, ka deklaruar Xhaferi.

 

Grubi: Po mos të ishte Ohri, nuk do të ishte Prespa dhe NATO-ja

 

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka nënvizuar se sfida përtej Ohrit është sundimi i ligjit, luftë e pakompromis me korrupsionin dhe krimin, përqafim i diversiteteve dhe gjithëpërfshirjes në institucione të besueshme demokratike.

 

 

“Po të mos ishte Ohri, nuk do të ishte Prespa. Po të mos ishin të dyja, s’do të kishim NATO por, ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe duhet të gjejmë forcë për të zbatuar edhe Marrëveshjen e tretë me po të njëjtin guxim dhe përkushtim duke vulosur të ardhmen tonë evropiane, tha Grubi.

 

Para 20 vjetësh

 

Gjatë zhvillimit të negociatave në Ohër faktori politik shqiptar startoi me pozicione euro-perëndimore. Ai nuk doli me kërkesa për ndarje territoriale, por për barazi të plotë etnike, që ishte në harmoni me parimet evropiane perëndimore.

 

“Po të mos ishte Ohri, nuk do të ishte Prespa. Po të mos ishin të dyja, s’do të kishim NATO por, ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe duhet të gjejmë forcë për të zbatuar edhe Marrëveshjen e tretë me po të njëjtin guxim dhe përkushtim duke vulosur të ardhmen tonë evropiane, tha Grubi.

 

Para 20 vjetësh

 

Gjatë zhvillimit të negociatave në Ohër faktori politik shqiptar startoi me pozicione euro-perëndimore. Ai nuk doli me kërkesa për ndarje territoriale, por për barazi të plotë etnike, që ishte në harmoni me parimet evropiane perëndimore.

 

Në fakt kërkohej që karakteri multi-etnik i shoqërisë maqedonase të pasqyrohet në rregullimin shtetëror. Pala maqedonase mbante pozicion ekskluziv duke refuzuar kërkesën që pasqyronte diversitetin objektiv të shoqërisë në konceptin e shtetit. Fundi i negociatave shqiptaro-maqedonase ishte Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

 

 

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara