Pavarësisht se buxheti i shtetit u rishikua dy herë gjatë vitit që kaloi, sërish të ardhurat nuk arritën të realizohen në masën 100 për qind, duke bërë që të mbyllet me 26.3 miliardë lekë minus apo 214 milionë euro në raport me planin. Sipas treguesve të pasqyruara në “Buxhetin faktik 2019” të dërguar për diskutim në komisionet kuvendore, të ardhurat totale të buxhetit të konsoliduar gjatë vitit që lam pas arritën në 460.3 miliardë lekë, me një mosrealizim në masën 5.4 për qind.
Megjithatë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 ky zë ka rezultuar 2.3 për qind ose 10.4 miliardë lekë më shumë. Sipas dokumentit, rritja e kontributit të të ardhurave të buxhetit të shtetit për vitin 2019, krahasuar me vitin paraardhës është tregues i rëndësishëm i përmirësimit të përformancës së mbledhjes së të ardhurave në kuadër të reformës së konsolidimit të financave publike. Kjo rritje vjen kryesisht nga impakti i rritjes ekonomike dhe nga përmirësimi në administrimin e taksave, raporton tv scan.
Megjithatë në përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjatë vitit që lam pas të ardhurat kanë pësuar një rënie me 0,2 për qind në krahasim me 2018-ën, duke u regjistruar në nivelin e 27,4 për qind. Në anën tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2019, arritën në rreth 491.9 miliardë lekë me një realizim në masën 94.7 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe dy akteve të tjera normative, duke bërë që 27.7 miliardë lekë apo 224.7 milionë euro të mbeten “stok” Ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ky zë ka rezultuar 3.3 përqind më i lartë ose 15.7 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet e përgjithshme për vitin 2019 përbëjnë rreth 28.6 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]