e hënë 2 gusht 2021
e hënë 2 gusht 2021

 

 

Viti 2020 është mbyllur me një nivel mjaft të lartë detyrimesh të papaguara nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore. Ministria e Financave ka publikuar totalin e detyrimeve të prapambetura nga administrate publike, të cilat arrijnë në total 23.8 miliardë lekë, afërisht rreth 280 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e detyrimeve përbëhet nga TVSH e parimbursuar ndaj bizneseve, e cila arrin në vlerën e 9.7 miliardë lekëve, afërisht 97 milionë dollar. Ndërkohë që shifër e konsiderueshme borxhesh është akumuluar nga njësitë e qeverisjes vendore, detyrimet e të cilave në total rezultojnë në vlerën 7 miliardë lekë, afërisht 70 milionë dollar. Për pjesën tjetër të detyrimeve të papaguara janë përgjegjëse të institucioneve të qeverisjes qendrore, të cilat arrijnë në 6.9 miliardë lekë, afërisht 69 milionë dollar. Bije në sy se rreth gjysma e kësaj shume I takon vendimeve gjyqësore të pashlyera nga ana e institucioneve, me një vlerë totale prej rreth 35 milionë dollarësh. Të dytat në radhë për nga pesha ndaj totalit renditen detyrimet e papaguara për investime, si nga ana e institucioneve qendrore, ashtu dhe nga bashkitë.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni me stokun më të lartë të detyrimeve të papaguara për vitin 2020, me një total prej 1.4 miliardë lekësh, apo afërisht 14 milionë dollarë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjendet në vendin e dytë të listës së institucioneve me më shumë detyrime, me një total prej 994 milionë lekësh, apo afërisht 9 milionë dollarësh, e ndjekur nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë, me përkatësisht 6 milionë dollar dhe 2 milionë dollar borxhe, raporton Scan.

 

Për sa i përket njësive të qeverisjes vendore, është Bashkia Durrës subjekti me stokun më të lartë të detyrimeve të papaguara me vlerë rreth 1.8 milionë dollarë e ndjekur nga Bashkia Dibër me një faturë të papaguar prej afërisht 1 milionë dollarësh.

 

Më shumë

Inflacioni në qershor 1.6%, nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve ishin përbërësit kryesor të inflacionit në muajin qershor, raportoi sot INSTAT.   Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2021 është 1,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8%.   Krahasuar me muajin qershor 2020, rritja më e madhe e çmimeve […]

Krerët e Doganave të Ballkanit mblidhen në Tiranë: Bashkëpunimi lehtësi për tregtinë dhe integrimin evropian

Drejtorët e Doganave të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë në Tiranë  takimin e  6-të rajonal joformal të  nivelit të lartë, ku pjesëmarrës janë dhe përfaqësues të  Ambasadës së Britanisë së Madhe, CEFTA dhe RCC. Sipas njoftimit në këtë takim mori pjesë edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila në fjalën e saj, […]

“Të luftohet korrupsioni”: Dhoma Amerikane, raport me 40 rekomandime për klimën e biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Raportin mbi Agjendën e Investimeve dhe 40 Rekomandime mbi Përmirësimin e Klimës së Biznesit në Shqipëri.   Krahas një strategjie për thithjen e investimeve të huaja, Dhoma Amerikane shtimin e masave kundër korrupsionit.   Raporti u përgatit pas intervistimit të 220 bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare mbi punën dhe […]

Shqipëria, më pak blegtori – Gjatë 2020 më pak lopë, dele, dhi dhe qumësht

Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019, rënia është e vazhdueshme prej vitit 2016.   Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në qarkun e Fierit me 16,15 % dhe në qarkun e Korçës me 10,87 % të totalit. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara