Sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën: Takimet publike gjatë iftarit janë anuluar në shumë vende.
Pandemia e Coronës është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Sepse nga pasojat e saj preken tri nga pesë shtyllat e besimit islam: shumë vende e kanë kufizuar lirinë e tubimeve dhe xhamitë janë të mbyllura. Pelegrinazhet për në Mekë aktualisht nuk lejohen, pasi Arabia Saudite e ka mbyllur vendin e shenjtë për momentin. Dhe tani është në rrezik edhe Ramazan. Periudha njëmujore e agjërimit islam fillon të enjten më 23 prill. Gjatë Ramazanit muslimanët lejohen të hanë dhe të pinë vetëm në mbrëmje dhe natën.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të Coronës agjërimi “normal” vështirë se duket i mundur për momentin. Sepse grumbullimet dhe kontatet fizike mund të favorizojnë prhapjen e sëmundjes. Sidoqoftë agjërimi vlen vetëm për aq kohë sa shëndeti nuk rrezikohet – njerëzit e sëmurë dhe të dobët, si dhe gratë shtatzëna, përjashtohen nga rregulli i mbajtjes së Ramazanit. Dhe ky përjashtim madje mund të bëhet rregull për të gjithë në vitin 2020.
Grumbullime problematike
Por në kohën e Coronës shumë më problematike është ndërprerja e agjërimit në mbrëmje: kur familjet dhe miqtë takohen për të darkuar dhe luten së bashku. Mbrëmja fillon tradicionalisht me ëmbëlsira dhe një gotë ujë ose qumësht. Pastaj vazhdojnë faljet dhe në fund iftari. Por në kohën e “distancimit shoqëror” grumbullime të tilla natyrisht janë problematike.
Për iftar mblidhen së bashku mijëra vetë. Këto takime publike janë anuluar në shumë vende: si në Egjipt. Madje edhe Irani i ka kufizuar masivisht ritet fetare këtë vit. Në një video-mesazh më 9 prill 2020, udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ali Khamenei u tha bashkatdhetarëve të tij: “Këtë Ramazan lypset të heqim dorë nga tubimet publike. Kjo vlen si për faljet edhe për tubimet për iftar.” Edhe myslimanët në Gjermani po përgatiten këtë vit për kufizime të mëdha. Sikurse gjatë ditëve të Pashkës kur kishat qëndruan të mbyllura, të mbyllura për tubime do të qëndrojnë gjatë Ramazanit edhe xhamitë.
DW
18 prill 2020
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]