e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh.

Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes disa zonave të perandorisë. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Më pas vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë.

Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri” (1851). Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e udhëtimit dhe korrespondenca e shumtë e bënë Lear-in një nga udhëtarët më të dashur të shekullit XIX. Por, me librin e tij “Nonsense”, Lear fitoi famë si poet limerik, zhanër vargjesh të pakuptimta që shpesh shoqërohen me vizatime ilustruese. Vargu Limerik (nga emri i qyteti në Angli) është formë poetike autentike angleze.

 

Më shumë

209-vjetori i lindjes së Edward Lear

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri […]

26 Prill 1915 – Traktati i Fshehtë i Londrës

Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, një ngjarje me peshë të madhë në historinë e Shqipërisë pasi në këtë pakt, përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperisë. Në historiografi, ky njihet si Traktati i Fshehtë i Londrës Po cilat janë 2 nenet që prekin drejtpërdrejt Shqipërinë? Neni 6: Italia do […]

Historia e zgjedhjeve, nga forma më e hershme e demokracisë, te 25 prilli

    Historiku i votimeve në botë   E drejta e njerëzve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur i ka fillesat e saj herët në historinë e njerëzimit. Greqia e lashtë, e cila mendohet se ka zbatuar formën më të hershme të demokracisë, kishte një mënyrë të kundërt për të votuar nga ajo që […]

100 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të Parë Shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, PARLAMENTIT të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli. 21 Prilli i 1 shekulli shkuar ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 para drake, morën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara