e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Shqipëria është prej shumë vitesh  pjestare e Konventës së Unesco-s “Për diversitetin kulturor” dhe njëkohësisht një nga vendet e botës me larmi dhe pasuri të jashtëzakoshme të trashëgimisë kulturore (materiale dhe shpirtërore).

 

Sot është dita të respektojmë shprehjen lapidare “Të ndryshëm por të barabartë” dhe të çmojmë akoma me shume larmine kulturore si pasuri te botes sone. Eshte gjithashtu dita e respektit dhe e njohjes se ndersjellte te kultures se minoriteteve etnike dhe gjuhesore qe jetojne ne Shqiperi!

 

Sipas Kombeve të Bashkuara, janë gjithsej 10 aktivitetet që preferohen të bëhen gjatë kësaj dite:

▪Vizito një muze ose ekspozitë që i kushtohet një kulture tjetër nga ajo e shtetit tënd.

▪Mëso për një religjion tjetër

▪Shiko një film ndërkombëtar

▪Dëgjo muzikë tradicionale

▪Merru me sport të një kulture tjetër

▪Fto miq dhe të njohur dhe gatuaj ushqim tradicional

▪Mëso më shumë për festimet tradicionale të kulturave të tjera

▪Bëj punë vullnetare

▪Mëso një gjuhë të huaj

▪Shpërndaje krijimtarinë gojore dhe ftoi të tjerët të bëhen pjesë e saj

 

Nga Akademiku, Vasil Tole

 

Më shumë

“Shtëpia me Gjethe” përkujton martirin e krishterë, Imzot Jul Bonatin

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtojmë sot martirin e krishterë, Imzot Jul Bonatin i burgosur nga diktatura komuniste.   Jul Bonati lindi në Shkodër më 24 maj 1874. Imzot Jul Bonati studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër. Është diplomuar për filozofi dhe letërsi në Vjenë, Austri dhe në Padova, Itali. Më […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Çelet në Berat ekspozita “Thesare të risjella në jetë”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Qendra Muzeore Berat, hapi ekspozitën e titulluar “Thesare të risjella në jetë”, një pavijon i ri për vizitorët.   Kreu i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se është një koleksion ikonash dhe objektesh një pjesë e tyre të pa ekspozuara më parë, të cilat prej 7-8 […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Koçi: Sfida kryesore e muzeve tanë është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë

Sot, në kuadër të 18 majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi takimin me temë “E ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbja dhe përfytyrimi”. Në aktivitet qenë ftuar muzeologë, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e rrjetit muzeor në vend, si edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin sa më të mirë të […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara